>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Diçka

D – Dardania,
I – Iliria,
Ç – Çamëria,
K – Kosova,
A – Albania.

DIÇKA e përbashkët i lidh,
një emër i vetëm i mban,
askush veç të madhërishmes,
Shqipërisë – kudo anembanë!

Jo gurë e kufij na ndajnë,
as kohë, as dhimbje, as stuhi,
një gjuhë e lashtë na thërret,
një gjak i njëjtë na rri në gji.

Nga malet gjer në det,
nga kujtesa te shpresa e re,
emri rron në çdo frymë,
si betim që s’vdes kurrë te ne.

Dardania,
Iliria,
Çamëria,
Kosova,
Albania.

DIÇKA e shenjtë i mban gjallë,
më e fortë se harresa e frika,
një zemër, një shpirt, një fjalë:
Shqipëria – DIÇKA e rrallë!
© 16 shkurt 2026.
Për ata që e duan identitetin, e respektojnë historinë dhe e mbajnë gjallë ndjenjën e përkatësisë.