Alban Kënuti
Skënderbeu, Simbol I Lirisë
Gjergj, o Gjergj!
Bir i madh i Kastriotëve,
Ti u bëre simbol i lirisë,
U rrite mes dy botëve.
Njëra, botë e errësirës,
Që të rrëmbeu në fëmijëri,
Deshi të të kthente në armë,
Kundër tokës Arbëri.
Tjetra, bota e qytetërimit,
Pikërisht e Perëndimit,
Tek e cila ti besove
Dhe për ato vlera luftove.
Por asnjëra s’e kuptoi
Se të dyja i vure përballë:
Njëra me dhunë për të të thyer,
Tjetra me hipokrizi e fjalë.
Por ti fort rezistove,
Aq sa botëve u tregove:
Edhe me një grusht vendi
Di si drejtohet Kuvendi.
Ai Kuvend që lidhi besën,
Na la trashëgim kujtesën:
“Sado i vogël të dukesh në botë,
Po pate zemër – askush s’të mposht.”
Në kohë dhune e frike,
Kur toka dridhej nën pushtim,
U ngrite nga gjaku i Arbërit,
Me besë, shpatë dhe betim.
Në ditët kur ishin të paktë
Ata që sfidonin perandorinë,
Ti u hodhe si furtunë e gjallë,
Ua theve jataganët e robërisë.
Nga beteja në betejë u kalite,
Si hekuri nën zjarr lufte,
Emri yt u bë kushtrim lirie,
Frikë për armikun – ti kurrë s’u tute.
Për më shumë se një çerek shekulli,
S’e njohe kurrë robërinë,
Ngrite lart jo vetëm veten,
Por flamurin dhe Arbërinë.
E kush si ti qëndroi aq gjatë,
I gjallë, i pamposhtur në histori?
Dy sulltanëve ua theve krenarinë,
I përcolle të mundur – në turp e mërzi.
Me shqiponjën dykrenare në flamur,
Mbi kështjella u betove për liri,
Evropa dridhej nga hovi yt burrëror,
Arbëria ngrihej përjetë në histori.
Në rrethime, uri dhe gjak,
Kruja qëndroi si zemra e malit,
Se prijësi i saj s’u përkul kurrë,
As para forcës, as para hallit.
Nga muret e saj jehonte qëndresa,
Një kushtrim që koha s’e shoi kurrë,
Përballë perandorive dhe stuhive,
Ti qëndrove shkëmb e mur.
Kur koha kaloi dhe shpata heshti,
Vepra jote s’u shlye dot,
Se heronjtë nuk vdesin kurrë,
Kur i mban gjallë një komb.
Atë që ti bëre pothuaj i vetëm,
Historia s’e la në harresë,
Shtatorja jote sot qëndron
Në kryeqytete, si flamur e besë.
Shumë poetë për ty kanë shkruar,
Mijëra vargje t’i kanë kushtuar,
Shpirtin e fjalës ta dhuruan,
Emrin tënd në legjendë e shndërruan.
Por vetëm kur ti le këtë botë,
U ndje vërtet madhështia jote,
Se vetëm emri yt i shenjtë
I jepte siguri kësaj toke.
Jo vetëm si luftëtar i madh,
Por si njeri, prijës e burrë me besë,
U bëre shembull për të gjithë,
Që frymëzon brez më brez.
Edhe sot, emri yt na thërret,
Si dritë në kohë të errëta,
Skënderbe, prijës i përjetshëm,
Hero i Kombit – sa vetë jeta!
Bir i madh i Kastriotëve,
Ti u bëre simbol i lirisë,
U rrite mes dy botëve.
Njëra, botë e errësirës,
Që të rrëmbeu në fëmijëri,
Deshi të të kthente në armë,
Kundër tokës Arbëri.
Tjetra, bota e qytetërimit,
Pikërisht e Perëndimit,
Tek e cila ti besove
Dhe për ato vlera luftove.
Por asnjëra s’e kuptoi
Se të dyja i vure përballë:
Njëra me dhunë për të të thyer,
Tjetra me hipokrizi e fjalë.
Por ti fort rezistove,
Aq sa botëve u tregove:
Edhe me një grusht vendi
Di si drejtohet Kuvendi.
Ai Kuvend që lidhi besën,
Na la trashëgim kujtesën:
“Sado i vogël të dukesh në botë,
Po pate zemër – askush s’të mposht.”
Në kohë dhune e frike,
Kur toka dridhej nën pushtim,
U ngrite nga gjaku i Arbërit,
Me besë, shpatë dhe betim.
Në ditët kur ishin të paktë
Ata që sfidonin perandorinë,
Ti u hodhe si furtunë e gjallë,
Ua theve jataganët e robërisë.
Nga beteja në betejë u kalite,
Si hekuri nën zjarr lufte,
Emri yt u bë kushtrim lirie,
Frikë për armikun – ti kurrë s’u tute.
Për më shumë se një çerek shekulli,
S’e njohe kurrë robërinë,
Ngrite lart jo vetëm veten,
Por flamurin dhe Arbërinë.
E kush si ti qëndroi aq gjatë,
I gjallë, i pamposhtur në histori?
Dy sulltanëve ua theve krenarinë,
I përcolle të mundur – në turp e mërzi.
Me shqiponjën dykrenare në flamur,
Mbi kështjella u betove për liri,
Evropa dridhej nga hovi yt burrëror,
Arbëria ngrihej përjetë në histori.
Në rrethime, uri dhe gjak,
Kruja qëndroi si zemra e malit,
Se prijësi i saj s’u përkul kurrë,
As para forcës, as para hallit.
Nga muret e saj jehonte qëndresa,
Një kushtrim që koha s’e shoi kurrë,
Përballë perandorive dhe stuhive,
Ti qëndrove shkëmb e mur.
Kur koha kaloi dhe shpata heshti,
Vepra jote s’u shlye dot,
Se heronjtë nuk vdesin kurrë,
Kur i mban gjallë një komb.
Atë që ti bëre pothuaj i vetëm,
Historia s’e la në harresë,
Shtatorja jote sot qëndron
Në kryeqytete, si flamur e besë.
Shumë poetë për ty kanë shkruar,
Mijëra vargje t’i kanë kushtuar,
Shpirtin e fjalës ta dhuruan,
Emrin tënd në legjendë e shndërruan.
Por vetëm kur ti le këtë botë,
U ndje vërtet madhështia jote,
Se vetëm emri yt i shenjtë
I jepte siguri kësaj toke.
Jo vetëm si luftëtar i madh,
Por si njeri, prijës e burrë me besë,
U bëre shembull për të gjithë,
Që frymëzon brez më brez.
Edhe sot, emri yt na thërret,
Si dritë në kohë të errëta,
Skënderbe, prijës i përjetshëm,
Hero i Kombit – sa vetë jeta!
© 10 Janar 2026.
Për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun (6 maj 1405 - 17 janar 1468), simbol të lirisë dhe guximit, për emrin që lartësoi Arbërinë dhe për shembullin e përjetshëm që na mëson se historia lind aty ku bashkohen zemra e vendosur dhe mendja e mprehtë.
Për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun (6 maj 1405 - 17 janar 1468), simbol të lirisë dhe guximit, për emrin që lartësoi Arbërinë dhe për shembullin e përjetshëm që na mëson se historia lind aty ku bashkohen zemra e vendosur dhe mendja e mprehtë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Për Ditëlindjen Tënde
- Kur Troket Viti I Ri
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Kujtime Të Lagura
- Nëntor I Shqipërisë
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Fuqia E Flamurit
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Çmimi I Mirësisë
- Plumbi I Jetës
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Engjëjt E Zjarrit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
Komente 0