>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Kur Zgjohet Pranvera

Lulet çelin plot ngjyra,
Dielli qesh më fort;
Pranvera zgjon shpresën,
Dhe zemrat hapin çdo portë.

Heqim peshën e rëndë
Të një dimri me acar;
Marrim frymë lehtësisht,
Para nesh shtrihet behar.

Flladi i butë na prek faqet,
Si një ëndërr e harruar;
Toka zgjohet dalëngadalë,
Nga i ftohti i kaluar.

Edhe pse lamë pas të ftohtin,
Përpara kemi nxehtësinë;
Le ta shijojmë pranverën,
Më të gjallërishmen stinë.

Le të shkojmë skaj më skaj,
Ku lëndinat gjelbërojnë;
Ku lumenjtë rrjedhin vrullshëm,
Dhe ngjyrat shpirtin na zgjojnë.

Në çdo frymë ndihet jeta,
Natyra shpërthen pa shterrim;
Pranvera na jep forcë,
Dhe çdo ditë nis si një fillim.
© 15 mars 2026.
Për pranverën, stinën kur jeta lulëzon.