>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes

I heshtur në fjalë,
por i fortë në veprim,
Në zemër mbante Kosovën,
burrë i urtë e trim.
Me fjali të thjeshta,
kish veç një hall,
Paqen e donte mbi çdo konflikt,
të vogël a të madh.

Shumë mendime të qeta,
strategji të mençura,
Udhëhoqi një popull
mes sfidash të hidhura.
Pa pushkë, pa dhunë,
por me dinjitet,
Çdo hap ishte për liri,
çdo fjalë ishte e drejtë.

Nëpër kongrese,
takime e fjalime,
Rrugën e hapi
me atdhedashuri.
Dhe ndërkaq Kosova
e ndiqte me shpresë,
Në heshtjen e tij
gjenin guxim dhe besë.

Rugova, njeri i paqes,
i dijes dhe i arsyes,
Në historinë tonë
do mbetesh mes yjesh.
Shembull për të rinjtë,
udhërrëfyes i shtrenjtë,
Jeta dhe vepra jote
në Panteon kanë zënë vend!
© 8 Dhjetor 2025.
Kur diplomacia nuk mjaftoi, populli gjeti një rrugë tjetër. Por pa rugovizmin, lufta e UÇK-së nuk do të kishte atë mbështetje euro-atlantike që pati. Kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës (2 Dhjetor 1944 - 21 Janar 2006), Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës.