Alban Kënuti
Tirana Jonë
Tiranë, o kryeqyteti ynë,
Ti që rrëzë Dajtit shtrihesh,
Prej tij herë me shi ngrysesh,
E me diell përsëri gdhihesh.
Qyteti që bashkon shqiptarët,
Me shpirt të madh për çdo njeri,
Mban njerëz nga gjithë trojet,
Askush nuk shihet me mëri.
Asnjë nuk përjashtohet,
Secili ndjek punën e vet;
Tolerante pafundësisht,
Të gjithë ndërtojnë një jetë.
Çdo banor, sipas mundësisë,
Gjen vend e vlerë tek ti;
Sepse s’je hakmarrëse,
Por jep shpresë dhe mundësi.
Kryeqyteti që na mëson,
Se ndryshimi është forcë,
Dhe çdo ditë është një ëndërr,
Që pret të marrë formë.
Më e ndritshme ndër qytetet,
O Tirana jonë e hijshme,
Ti je dhe do të mbetesh
Përherë e lavdishme!
Ti që rrëzë Dajtit shtrihesh,
Prej tij herë me shi ngrysesh,
E me diell përsëri gdhihesh.
Qyteti që bashkon shqiptarët,
Me shpirt të madh për çdo njeri,
Mban njerëz nga gjithë trojet,
Askush nuk shihet me mëri.
Asnjë nuk përjashtohet,
Secili ndjek punën e vet;
Tolerante pafundësisht,
Të gjithë ndërtojnë një jetë.
Çdo banor, sipas mundësisë,
Gjen vend e vlerë tek ti;
Sepse s’je hakmarrëse,
Por jep shpresë dhe mundësi.
Kryeqyteti që na mëson,
Se ndryshimi është forcë,
Dhe çdo ditë është një ëndërr,
Që pret të marrë formë.
Më e ndritshme ndër qytetet,
O Tirana jonë e hijshme,
Ti je dhe do të mbetesh
Përherë e lavdishme!
© 10 shkurt 2026.
Madhështia e Tiranës matet jo me ndërtesa, por me thellësinë e shpirtit dhe aftësinë për të bashkuar njerëzit në një ëndërr të përbashkët.
(Më 11 Shkurt 1920, pjesëtarët e Këshillit Kombëtar të dalë nga Kongresi i Lushnjës hynë në Tiranë, duke larguar forcat italiane dhe nga ky moment Tirana nisi rrugëtimin e saj si kryeqyteti i shqiptarëve.)
Madhështia e Tiranës matet jo me ndërtesa, por me thellësinë e shpirtit dhe aftësinë për të bashkuar njerëzit në një ëndërr të përbashkët.
(Më 11 Shkurt 1920, pjesëtarët e Këshillit Kombëtar të dalë nga Kongresi i Lushnjës hynë në Tiranë, duke larguar forcat italiane dhe nga ky moment Tirana nisi rrugëtimin e saj si kryeqyteti i shqiptarëve.)
Më shumë nga Alban Kënuti
- Shiu I Vërtetë
- Ismail Kadare, Shkrimtari I Kombit
- Ode Kongresit Të Lushnjës
- Skënderbeu, Simbol I Lirisë
- Për Ditëlindjen Tënde
- Kur Troket Viti I Ri
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Kujtime Të Lagura
- Nëntor I Shqipërisë
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Fuqia E Flamurit
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Çmimi I Mirësisë
Komente 0