Alban Kënuti
Himn Për Gjuhën Shqipe
Gjuha Shqipe
Sa shumë të adhuroj.
Që në bark të saj,
Nëna ma mëkoj.
Ti je gjuha e nënës,
Je gjuha e Atdheut,
Me ty flas çdo ditë,
Shpirtin mbush me dritë.
Gjuhët e gjithë botës
Janë pasuri,
Por përmbi to,
Shqipja – mrekulli.
Shqipja jonë fisnike,
O gjuhë e kulluar,
Ti e mbajte kombin
Grusht të bashkuar.
Osmania në këto troje,
Shqipes luftë i shpalli,
Që ta zbriste dhunshëm
Nga piedestali.
E ndaluan të mësohej,
O Zot, ç’marrëzi!
Të shkruaje shqip
Quhej herezi.
Sa libra u dogjën,
Mësonjës u vranë,
Që shqipja të zhdukej
Pa nam e nishan.
Po falë patriotëve
Kudo në Shqipëri,
Shqipja mbijetoi
Nga Jugu në Veri.
Ndaj, kushdo sot
Shqipen injoron,
Ta dijë se po vret
Themelin e kombit tonë.
Pastër po ta flasim,
Bukur po ta shkruajmë,
Të shkuarën kultivojmë,
Të ardhmen e forcojmë.
Sa shumë të adhuroj.
Që në bark të saj,
Nëna ma mëkoj.
Ti je gjuha e nënës,
Je gjuha e Atdheut,
Me ty flas çdo ditë,
Shpirtin mbush me dritë.
Gjuhët e gjithë botës
Janë pasuri,
Por përmbi to,
Shqipja – mrekulli.
Shqipja jonë fisnike,
O gjuhë e kulluar,
Ti e mbajte kombin
Grusht të bashkuar.
Osmania në këto troje,
Shqipes luftë i shpalli,
Që ta zbriste dhunshëm
Nga piedestali.
E ndaluan të mësohej,
O Zot, ç’marrëzi!
Të shkruaje shqip
Quhej herezi.
Sa libra u dogjën,
Mësonjës u vranë,
Që shqipja të zhdukej
Pa nam e nishan.
Po falë patriotëve
Kudo në Shqipëri,
Shqipja mbijetoi
Nga Jugu në Veri.
Ndaj, kushdo sot
Shqipen injoron,
Ta dijë se po vret
Themelin e kombit tonë.
Pastër po ta flasim,
Bukur po ta shkruajmë,
Të shkuarën kultivojmë,
Të ardhmen e forcojmë.
© 17 Nëntor 2025.
Në përkujtim të datës 22 nëntor 1908, ditës së shenjtë të Kongresit të Manastirit, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kjo poezi i dedikohet çdo shqiptari që mban gjallë fjalët e para të nënës; çdo patrioti që luftoi e sakrifikoi për gjuhën dhe kombin; dhe çdo brezi të ri që do ta flasë e shkruajë shqipen me krenari e dashuri, duke e ruajtur si themel të identitetit dhe të ardhmes së atdheut tonë.
Në përkujtim të datës 22 nëntor 1908, ditës së shenjtë të Kongresit të Manastirit, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kjo poezi i dedikohet çdo shqiptari që mban gjallë fjalët e para të nënës; çdo patrioti që luftoi e sakrifikoi për gjuhën dhe kombin; dhe çdo brezi të ri që do ta flasë e shkruajë shqipen me krenari e dashuri, duke e ruajtur si themel të identitetit dhe të ardhmes së atdheut tonë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Fuqia E Flamurit
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Çmimi I Mirësisë
- Plumbi I Jetës
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Engjëjt E Zjarrit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Dashuri Dhe Ndarje
- Viganët E Leskovacit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Kamikazët E Rrugëve
- Kontradikta E Trishtimit
- Malli I Vegjëlisë
- Në Heshtjen E Dashurisë
- Vëllai Për Motrën
Komente 0