>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Nëntor I Shqipërisë

Nëntor i Shqipërisë,
dritës dhe krenarisë,
Si një yll i pashuar,
shndrit në zemër të historisë.

Mbart festa të mëdha,
kujtime që s’vdesin kurrë;
Na ngre në piedestal
me shpirt e me flamur.

Me ty, Skënderbeu,
nisi rrugën e lavdisë;
Në Krujë lartoi flamurin,
mbi majat e Arbërisë.

Pastaj Ismail Qemali,
në gjurmët e Skënderbeut,
Në Vlorë ngriti flamurin,
në emër të Atdheut.

U thyen zinxhirët e rëndë,
të perandorisë;
Dhe lind pavarësia,
në agun e Shqipërisë.

Dhe prapë Nëntori,
sërish u bë lavdi;
Kur bijtë e Shqipërisë,
dhanë jetën për liri.

Tre herë, o Nëntor,
flamurin e ke ngritur;
Tre herë i dhé dritë,
kombit tonë të ndritur!
© 25 Nëntor 2025.
Në përkujtim të tri ngjarjeve më të ndritura të kombit: ngritjen e flamurit nga Skënderbeu më 28 Nëntor 1443, shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912, dhe Çlirimin e Atdheut më 29 Nëntor 1944. Kjo është një thirrje për unitet, kujtesë dhe dashuri ndaj Shqipërisë.