>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Çmimi I Mirësisë

A është mirësia
një utopi?
Pse shpesh e përbuzin,
dhe e shohin me neveri?

Çfarë kushton ta jepni
dhe ta ofroni?
Nuk ka rëndësi sasia,
dhuroni sa të doni!

Disa e quajnë dobësi,
të japësh mirësi në këtë botë,
por zemra që e jep pa hile,
është më e fortë se çdo lot.

Kjo s’është retorikë,
por një realitet.
Mos u kurseni:
mirësia është pa lekë.

Një buzëqeshje
që ndriçon ditën e zymtë,
Një dorë ndihme
që jepet pa asnjë interes;
Gjeste të vogla
që ngrohin zemrat,
Ngrenë moralin
dhe largojnë çdo stres.
© 6 Nëntor 2025.
Për ata që mbjellin dritë në tokë të ftohtë, pa kërkuar as diell, as duartrokitje edhe kur bota u përgjigjet me heshtje.