Alban Kënuti
Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
Vera sfidon dimrin,
për shkak të nxehtësisë;
po ashtu dimri – verën,
për shkak të ftohtësisë.
Të dyja janë ekstreme
në luftë me njëra-tjetrën;
balancën e sjellin
vjeshta me pranverën.
Ashtu si vetë stinët,
është edhe jeta jonë:
ekstreme dhe balanca
do të ketë gjithmonë.
Mos përqafo kurrë
një veprim ekstrem;
ai është tinëzar,
vepron si karrem.
Jepi përparësi
mesit të artë;
po s’do që të digjesh
në ferrin e zjarrtë.
për shkak të nxehtësisë;
po ashtu dimri – verën,
për shkak të ftohtësisë.
Të dyja janë ekstreme
në luftë me njëra-tjetrën;
balancën e sjellin
vjeshta me pranverën.
Ashtu si vetë stinët,
është edhe jeta jonë:
ekstreme dhe balanca
do të ketë gjithmonë.
Mos përqafo kurrë
një veprim ekstrem;
ai është tinëzar,
vepron si karrem.
Jepi përparësi
mesit të artë;
po s’do që të digjesh
në ferrin e zjarrtë.
23 tetor 2025
Për ata që tërhiqen nga ekstremizmi dhe që nuk e pranojnë se balanca nuk është dobësi, por mençuri që na ndihmon të mos digjemi dhe të mos ngrijmë.
Për ata që tërhiqen nga ekstremizmi dhe që nuk e pranojnë se balanca nuk është dobësi, por mençuri që na ndihmon të mos digjemi dhe të mos ngrijmë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Plumbi I Jetës
- Çmimi I Mirësisë
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Fuqia E Flamurit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Nëntor I Shqipërisë
- Engjëjt E Zjarrit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Dashuri Dhe Ndarje
- Viganët E Leskovacit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Kamikazët E Rrugëve
- Kontradikta E Trishtimit
- Malli I Vegjëlisë
Komente 0