Alban Kënuti
Engjëjt E Zjarrit
Zjarr,
ti që ngroh në ditët e ftohta,
që ndriçon shpellat e errësirës,
por edhe djeg e bën shkrumb,
jo vetëm pyje
e shtëpi,
po edhe jetën të humb.
Në mos flaka jote,
zjarr,
që si përbindësh gjithçka përpin,
është tymi yt, i zi si nata,
që s’kursen as njerinë.
Ndan nënën nga i biri,
ndan bijën nga nëna.
Ndan motrën nga vëllai,
ndan fëmijët nga babai.
Lë shtëpinë shkretëtirë,
dhe dhimbjen pa kufij,
brenga që mbyt shpirtin,
siç mbyt tymi yt i zi.
Ç’marrëzi është kjo,
zjarr,
që fëmijët merr?
Apo je vetë djalli,
që jeton në ferr?
Fëmijët i përkasin një bote tjetër,
botë e mbushur me lodra,
lule, lumturi.
Aty ku jetojnë mes prindërve,
dhe marrin prej tyre
vetëm dashuri.
Eh, zjarr, zjarr,
o tradhtar!
Besuan tek ty që ngroh,
por ti s’ke besë,
s’pyet asnjeri.
Kur vendos të djegësh,
e bën,
pa asnjë dhembshuri.
ti që ngroh në ditët e ftohta,
që ndriçon shpellat e errësirës,
por edhe djeg e bën shkrumb,
jo vetëm pyje
e shtëpi,
po edhe jetën të humb.
Në mos flaka jote,
zjarr,
që si përbindësh gjithçka përpin,
është tymi yt, i zi si nata,
që s’kursen as njerinë.
Ndan nënën nga i biri,
ndan bijën nga nëna.
Ndan motrën nga vëllai,
ndan fëmijët nga babai.
Lë shtëpinë shkretëtirë,
dhe dhimbjen pa kufij,
brenga që mbyt shpirtin,
siç mbyt tymi yt i zi.
Ç’marrëzi është kjo,
zjarr,
që fëmijët merr?
Apo je vetë djalli,
që jeton në ferr?
Fëmijët i përkasin një bote tjetër,
botë e mbushur me lodra,
lule, lumturi.
Aty ku jetojnë mes prindërve,
dhe marrin prej tyre
vetëm dashuri.
Eh, zjarr, zjarr,
o tradhtar!
Besuan tek ty që ngroh,
por ti s’ke besë,
s’pyet asnjeri.
Kur vendos të djegësh,
e bën,
pa asnjë dhembshuri.
20 tetor 2025.
Në kujtim të nënës, djalit 14 vjeç dhe vajzës 6 vjeç, të cilët humbën jetën nga zjarri që u ra në shtepi në Maliq, më 19 tetor 2025, dhe në nderim të të gjitha jetëve të pafajshme që flakët kanë marrë. U prehshin në paqe.
Në kujtim të nënës, djalit 14 vjeç dhe vajzës 6 vjeç, të cilët humbën jetën nga zjarri që u ra në shtepi në Maliq, më 19 tetor 2025, dhe në nderim të të gjitha jetëve të pafajshme që flakët kanë marrë. U prehshin në paqe.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Plumbi I Jetës
- Çmimi I Mirësisë
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Fuqia E Flamurit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Dashuri Dhe Ndarje
- Viganët E Leskovacit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Kamikazët E Rrugëve
- Kontradikta E Trishtimit
- Malli I Vegjëlisë
- Në Heshtjen E Dashurisë
Komente 0