Alban Kënuti
Viganët E Leskovacit
Djemtë tanë futbollistë,
drejt Leskovacit shkuan.
Në betejën legjendare,
që me zemër e fituan.
Nuk do të ishte shumë e lehtë
ndeshja jonë me Serbinë,
po me këmbë, këta heronj
vetë e shkruan historinë.
Kjo ndeshje kishte brenda
shumë ngarkesë psikologjike,
por, për fat, që të gjithë
ishin në formë të lartë fizike.
Ndeshjen shqipet e kontrolluan,
çdo sektor e mbuluan,
kundërshtarin e bllokuan,
këmba-këmbës e gjëmuan.
Nuk i lanë shumë hapësira,
dhe qëndruan grusht bashkuar.
Që nga porta e në sulm,
një ekip i organizuar.
Mur që nuk kalohej dot,
ky Strakosha ynë në portë;
Mitaj, Gjimshiti, Hysaj, Ajeti –
bllok betoni prej vërteti.
Shehu – Laçi në mesfushë,
serbëve seç u bënë dush.
Dhe Asllani, kapedani,
luftoi fort porsi luani.
Sulmi ynë, zjarr i fortë,
s’ndali goditjet në portë.
Nga Broja tek Uzuni,
dhe Manaj, që vulën vuri.
Top të gjatë nis Asllani,
Gjimshiti me kokë pason,
gjuan Ajeti, por del huq;
është Manaj që rrjetën shpon.
Po edhe Nedim Bajrami,
që pjesën e parë ndenji në stol,
në të dytën, sapo hyri,
humbi rastin për tjetër gol.
Zemrat peshë, skuadra na ngriti,
me kapiten, Berat Gjimshiti.
Strategjinë e saktë gjeti,
Silvinjo, dirigjenti.
Lum o lum, kush përjetoi
emocionet në Leskovac!
Kjo fitore mbarëkombëtare
u realizua në tokë shqiptare.
drejt Leskovacit shkuan.
Në betejën legjendare,
që me zemër e fituan.
Nuk do të ishte shumë e lehtë
ndeshja jonë me Serbinë,
po me këmbë, këta heronj
vetë e shkruan historinë.
Kjo ndeshje kishte brenda
shumë ngarkesë psikologjike,
por, për fat, që të gjithë
ishin në formë të lartë fizike.
Ndeshjen shqipet e kontrolluan,
çdo sektor e mbuluan,
kundërshtarin e bllokuan,
këmba-këmbës e gjëmuan.
Nuk i lanë shumë hapësira,
dhe qëndruan grusht bashkuar.
Që nga porta e në sulm,
një ekip i organizuar.
Mur që nuk kalohej dot,
ky Strakosha ynë në portë;
Mitaj, Gjimshiti, Hysaj, Ajeti –
bllok betoni prej vërteti.
Shehu – Laçi në mesfushë,
serbëve seç u bënë dush.
Dhe Asllani, kapedani,
luftoi fort porsi luani.
Sulmi ynë, zjarr i fortë,
s’ndali goditjet në portë.
Nga Broja tek Uzuni,
dhe Manaj, që vulën vuri.
Top të gjatë nis Asllani,
Gjimshiti me kokë pason,
gjuan Ajeti, por del huq;
është Manaj që rrjetën shpon.
Po edhe Nedim Bajrami,
që pjesën e parë ndenji në stol,
në të dytën, sapo hyri,
humbi rastin për tjetër gol.
Zemrat peshë, skuadra na ngriti,
me kapiten, Berat Gjimshiti.
Strategjinë e saktë gjeti,
Silvinjo, dirigjenti.
Lum o lum, kush përjetoi
emocionet në Leskovac!
Kjo fitore mbarëkombëtare
u realizua në tokë shqiptare.
12 tetor 2025.
Kjo poezi i kushtohet me krenari dhe mirënjohje të thellë Viganëve tanë; futbollistëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të Kombëtares Shqiptare, që më 11 tetor 2025, me zemër dhe shpirt, shkruan historinë e një fitoreje madhështore në përballjen e paharrueshme në Leskovac kundër Serbisë.
Kjo poezi i kushtohet me krenari dhe mirënjohje të thellë Viganëve tanë; futbollistëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të Kombëtares Shqiptare, që më 11 tetor 2025, me zemër dhe shpirt, shkruan historinë e një fitoreje madhështore në përballjen e paharrueshme në Leskovac kundër Serbisë.
Komente 0