>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Dashuri Dhe Ndarje

Me fjalë të ëmbla dashurie,
Dhe premtime besnikërie,
Nisi nga pasion i flirtit,
Tek martesa në krye të vitit.

Kështu jeta nisi bukur,
Në këtë familje të re.
Po si në ëndrrat e këqija,
Mbi shtëpi u ra Zia.

Zia që në shtëpi pllakosi,
E kishte emrin "Ndarje".
Tradhëtia bashkëshortore,
Nuk pranonte asnjë falje.

Falja është universale,
E fal shpirti i bardhë si borë.
Po kur tradhëtia është në mes,
Nuk e ka veten në dorë.

Ka në shpirt një ndjenjë zhgënjimi,
Gjithë stomaku të pështjellon.
Koka të nxjerr tym e flakë,
Dhe nga sytë, xixa lëshon.

Një vendim aty u mor,
Pa u zgjatur muhabeti.
Për ty s'ka mundësi të dytë,
Në këtë ditë kiameti.

Ti që besnikëri nuk njeh,
Shporru shpejt nga jeta ime.
Boll fort më lëndove,
Do vijoj, në rrugën time.

Jeta më përket vetëm mua,
Do vendos si të dua.
Kurrë s’do të bie në dobësi,
Thjesht, për një dashuri.
16 tetor 2025.
Për ata që kanë përjetuar tradhëtinë, e cila ka shkatërruar besimin, por që gjithmonë mund të gjejnë forcën për të shpëtuar nga dobësia e dhimbjes dhe për të ri-gjetur lirinë dhe dashurinë e vërtetë.