Alban Kënuti
Kamikazët E Rrugëve
Sheh një mesazh ndërgjegjësues:
“Ulni shpejtësinë – ajo vret!”
Por në autostradë, duke kaluar,
anës saj – një aksident.
Vazhdon rrugën përpara,
në destinacion.
Sapo largohesh nga vendngjarja,
një i çmendur,
me shpejtesi skëterrë,
të parakalon.
Sa vlejnë ndërgjegjësimet
në rrjetet sociale,
kur kamikazëve të rrugëve
vetë aksidenti
s’u bën përshtypje fare?
Ndoshta mesazhet vlejnë,
po kurrë kamikazit,
që nuk vlerëson dot Jetën,
shpirtin ia ka shitur Djallit.
E vetmja aleancë
që njeriu duhet të ketë
është një dhe e vetme:
Ajo quhet Jetë!
Prandaj, ju o kamikazë,
që si të tërbuar qarkulloni,
ngadalësoni hapin,
Jetën mos e shkatërroni.
Që vdekja të mos dalë
nga Portat e Ferrit,
Jeta të përqafohet,
e jotja dhe e tjetrit.
“Ulni shpejtësinë – ajo vret!”
Por në autostradë, duke kaluar,
anës saj – një aksident.
Vazhdon rrugën përpara,
në destinacion.
Sapo largohesh nga vendngjarja,
një i çmendur,
me shpejtesi skëterrë,
të parakalon.
Sa vlejnë ndërgjegjësimet
në rrjetet sociale,
kur kamikazëve të rrugëve
vetë aksidenti
s’u bën përshtypje fare?
Ndoshta mesazhet vlejnë,
po kurrë kamikazit,
që nuk vlerëson dot Jetën,
shpirtin ia ka shitur Djallit.
E vetmja aleancë
që njeriu duhet të ketë
është një dhe e vetme:
Ajo quhet Jetë!
Prandaj, ju o kamikazë,
që si të tërbuar qarkulloni,
ngadalësoni hapin,
Jetën mos e shkatërroni.
Që vdekja të mos dalë
nga Portat e Ferrit,
Jeta të përqafohet,
e jotja dhe e tjetrit.
© 4 Tetor 2025.
Për ata që ndalen... vetëm kur është tepër vonë.
Për ata që ndalen... vetëm kur është tepër vonë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Viganët E Leskovacit
- Dashuri Dhe Ndarje
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Engjëjt E Zjarrit
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Plumbi I Jetës
- Çmimi I Mirësisë
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Fuqia E Flamurit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Nëntor I Shqipërisë
- Kujtime Të Lagura
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
Komente 0