Alban Kënuti
Shpresën Mos E Vdis!
Shpresa është një mundësi,
Që e ka çdo njeri;
Kur bie në dëshpërim,
Dhe ndjen se s’ka shpëtim.
Thonë se Shpresa të mban gjallë,
Thonë se Shpresa, vdes e fundit.
Absolutisht të vërteta janë,
Të dyja kuptim kanë.
Por Shpresa s’është garancia,
As dhe vetëm e vërteta;
Se çfarëdo që të ndodhë,
S’do të thotë se prapë ka Shpresa.
Mos mendoni se Shpresa,
Është një pafundësi;
Verbërisht po të besoni,
Shpresën më mos e kërkoni.
Zhgënjimet më të mëdha,
Vijnë kur Shpresa më nuk ka;
Kush atë e shpërdoron,
Kurrë më shpirtin s’e shëron.
Zhytur në trishtim të thellë,
Fajin kurrë s’e sheh tek vetja.
Një e dy, papushim thua:
“Ku dreqin humbi Shpresa?”
Shpresa çel porsi një lule,
Që petalet hap nën shi;
Po e njëjta nga flaka digjet,
Kur tradhëtohet rëndë nga ti.
Në këtë rast, pikërisht Shpresa,
Që Gjallë luftoi të të mbajë sërish,
Ka ikur përgjithmonë,
Si e fundmë, ajo Vdiq!
Që e ka çdo njeri;
Kur bie në dëshpërim,
Dhe ndjen se s’ka shpëtim.
Thonë se Shpresa të mban gjallë,
Thonë se Shpresa, vdes e fundit.
Absolutisht të vërteta janë,
Të dyja kuptim kanë.
Por Shpresa s’është garancia,
As dhe vetëm e vërteta;
Se çfarëdo që të ndodhë,
S’do të thotë se prapë ka Shpresa.
Mos mendoni se Shpresa,
Është një pafundësi;
Verbërisht po të besoni,
Shpresën më mos e kërkoni.
Zhgënjimet më të mëdha,
Vijnë kur Shpresa më nuk ka;
Kush atë e shpërdoron,
Kurrë më shpirtin s’e shëron.
Zhytur në trishtim të thellë,
Fajin kurrë s’e sheh tek vetja.
Një e dy, papushim thua:
“Ku dreqin humbi Shpresa?”
Shpresa çel porsi një lule,
Që petalet hap nën shi;
Po e njëjta nga flaka digjet,
Kur tradhëtohet rëndë nga ti.
Në këtë rast, pikërisht Shpresa,
Që Gjallë luftoi të të mbajë sërish,
Ka ikur përgjithmonë,
Si e fundmë, ajo Vdiq!
11 tetor 2025.
Dedikuar atyre që besuan verbërisht se shpresa mund t’i shpëtonte, duke zbuluar vetëm pas humbjes së saj se ajo vdiq bashkë me ta, kur u tradhëtua prej atyre që duhet ta mbanin gjallë.
Dedikuar atyre që besuan verbërisht se shpresa mund t’i shpëtonte, duke zbuluar vetëm pas humbjes së saj se ajo vdiq bashkë me ta, kur u tradhëtua prej atyre që duhet ta mbanin gjallë.
Komente 0