Alban Kënuti
Vrasësi I Gjyqtarit
Dora kriminale
Një gjyqtar vrau,
Pa iu dridhur syu,
Drejt gjoksit i shtiu.
Me paramendim
Dhe pistoletë në brez,
Hyri në gjykatë,
Serbes - serbes.
Priti orën e caktuar,
Gjyqin për të filluar.
Me palën kundërshtare,
Punët ishin keq fare.
Tematikë e gjyqit,
Çështje prone ishte.
Po edhe vrasësi,
Mendje të keqe kishte.
Nëse gjyqi atij
S’do i jepte të drejtë,
Do vriste gjyqtarin,
Do i merrte jetë.
Dhe ashtu ngjau,
Ashtu ai veproi.
Sapo gjyqtari doli,
Ai e qëlloi.
Plaga që e mori,
Zemrën seç i shpoi.
E çuan në spital,
Por nuk mbijetoi.
Kjo dorë gjakatare,
Që skuqi gjykatën,
Vrau një njeri,
Kurrë mos e pastë uratën.
Nuk merret jeta e tjetrit,
Me vetëgjyqësi.
Vetë a nuk mendove,
Që je kaq i ri?
Burgimi i përjetshëm,
Ty do të vijë hak.
Aty prapa hekurave,
Do rrish si në çark.
Mbase ajo pronë,
Që ti po kërkoje,
Tashmë do e kesh,
Në burg dhe me roje.
Nuk di të ta them,
Se kishe të drejtë,
Që ajo pronë ishte,
E jotja vërtetë.
Kishe bërë thjesht,
Një privatizim.
Si apo qysh,
Nuk është halli im.
Një ish-kryetar,
I bashkisë Shkodër,
Seç kishte bërë,
Një si biçim manovër.
Të kishte pajisur,
Me një copë dokumenti,
A thua se ishte,
Ai vetë Mbreti.
Objektin duhet,
Në Këshill ta kalonte,
E anashkaloi,
Ta merrje zotrote.
Dhe që nga ajo ditë,
E deri më sot,
Ti dhe 30 familje,
Po lodheni më kot.
Zgjidhje nuk po gjenit,
Nervat të kanë lënë,
Dhe nga ligësia,
Arrite bëre gjëmë
Një jetë njeriu,
Iku nga kjo botë,
Po edhe një tjetër,
Do e qajë me lotë.
Sot është 30 vjeç,
Në lule të rinisë,
Ç’do i duhet më prona,
Në cep të qelisë?
Kur t’i vijnë mendtë,
S’do ia hanë as qentë.
Tani të rrijë i qetë,
Se burg do bëjë përjetë.
Mos mendoni kurrë,
Se fitore do arrini,
Kur mbi gjyqtarët,
Me plumba do të shtini.
Se në fund fare,
Ngado ta rrotulloni,
Për Civile e Penale,
Tek gjyqtarët do përfundoni…
Një gjyqtar vrau,
Pa iu dridhur syu,
Drejt gjoksit i shtiu.
Me paramendim
Dhe pistoletë në brez,
Hyri në gjykatë,
Serbes - serbes.
Priti orën e caktuar,
Gjyqin për të filluar.
Me palën kundërshtare,
Punët ishin keq fare.
Tematikë e gjyqit,
Çështje prone ishte.
Po edhe vrasësi,
Mendje të keqe kishte.
Nëse gjyqi atij
S’do i jepte të drejtë,
Do vriste gjyqtarin,
Do i merrte jetë.
Dhe ashtu ngjau,
Ashtu ai veproi.
Sapo gjyqtari doli,
Ai e qëlloi.
Plaga që e mori,
Zemrën seç i shpoi.
E çuan në spital,
Por nuk mbijetoi.
Kjo dorë gjakatare,
Që skuqi gjykatën,
Vrau një njeri,
Kurrë mos e pastë uratën.
Nuk merret jeta e tjetrit,
Me vetëgjyqësi.
Vetë a nuk mendove,
Që je kaq i ri?
Burgimi i përjetshëm,
Ty do të vijë hak.
Aty prapa hekurave,
Do rrish si në çark.
Mbase ajo pronë,
Që ti po kërkoje,
Tashmë do e kesh,
Në burg dhe me roje.
Nuk di të ta them,
Se kishe të drejtë,
Që ajo pronë ishte,
E jotja vërtetë.
Kishe bërë thjesht,
Një privatizim.
Si apo qysh,
Nuk është halli im.
Një ish-kryetar,
I bashkisë Shkodër,
Seç kishte bërë,
Një si biçim manovër.
Të kishte pajisur,
Me një copë dokumenti,
A thua se ishte,
Ai vetë Mbreti.
Objektin duhet,
Në Këshill ta kalonte,
E anashkaloi,
Ta merrje zotrote.
Dhe që nga ajo ditë,
E deri më sot,
Ti dhe 30 familje,
Po lodheni më kot.
Zgjidhje nuk po gjenit,
Nervat të kanë lënë,
Dhe nga ligësia,
Arrite bëre gjëmë
Një jetë njeriu,
Iku nga kjo botë,
Po edhe një tjetër,
Do e qajë me lotë.
Sot është 30 vjeç,
Në lule të rinisë,
Ç’do i duhet më prona,
Në cep të qelisë?
Kur t’i vijnë mendtë,
S’do ia hanë as qentë.
Tani të rrijë i qetë,
Se burg do bëjë përjetë.
Mos mendoni kurrë,
Se fitore do arrini,
Kur mbi gjyqtarët,
Me plumba do të shtini.
Se në fund fare,
Ngado ta rrotulloni,
Për Civile e Penale,
Tek gjyqtarët do përfundoni…
7 tetor 2025.
In Memoriam për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.
Për viktimën, që jeta e tij u mor nga një akt i dhunës, dhe për ata që shohin në këtë tragjedi se dhuna nuk do të sjellë kurrë drejtësi.
In Memoriam për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.
Për viktimën, që jeta e tij u mor nga një akt i dhunës, dhe për ata që shohin në këtë tragjedi se dhuna nuk do të sjellë kurrë drejtësi.
Komente 0