>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Shko!

Shko në kinema,
shiko film.
Shko në teatër,
shiko dramë a komedi.
Shko në librari,
bli libër,
lexo letërsi.

Shko në galeri arti
dhe merr kulturë,
të shijosh pikturë
po edhe skulpturë.

Shko në park arkeologjik,
ku mbi rrënoja antike
lashtësia të thërret:
“Ti s’je i ri në këtë planet.”

Shko në muze,
ku tregohet historia,
ku mendja ndriçohet
nga padituria.

Shko në opera mondane,
ku tragjeditë Shekspiriane
të çojnë në një botë Frojdiane.

Shko në kala të vjetër,
ku heronjtë ende luftojnë.
Shko në kishë a xhami,
ku njerëzit e Zotit predikojnë.

Shko në aktivitet sportiv
për t’u kalitur fizikisht;
se edhe vetëm duke parë,
të vlen emocionalisht.

Shko në bregdet,
ku vala të përkund.
Shko në mal,
ku ajri të flladit.
Natyrë e qetë, nën ujëvarë,
pranë lumit që gurgullon
dhe pemëve shtatlartë.

Shko, lëviz ngado,
mos rri, mos prit,
jetën shijo!
Shtator 2025
Kjo poezi është një thirrje për të shijuar jetën duke u hapur ndaj artit, kulturës, sportit e natyrës, për të përfituar nga çdo përvojë që na pasuron shpirtin dhe mendjen.