Alban Kënuti
Babait Tim Të Ndjerë
Baba,
gjaku yt
në dejet e mia rrjedh.
Nga fara që ti mbolle,
fruti im u çel.
Na solle në këtë jetë,
si pasardhës, trashëgimtar.
Që gjaku yt të mos shterrej,
po të jetonte gjatë.
Vitet iknin, ne rriteshim,
nën përkujdesjen tënde, pa kufi.
Për çdo gëzim a problem,
aty do ishe menjëherë ti.
Kujtoj kohën
kur në kopësht më çoje,
pastaj në shkollë
po ti më shoqëroje.
Kur dola në jetë
dhe fillova punë,
ti u gëzove
më shumë sesa unë.
Ja, ku erdhi dita
e vendimit të madh:
të krijoja familje,
dëshira jote e parë.
Vitet më tej rrodhën,
u bëra vetë baba;
ti sërish gjysh,
i lumtur sa më s’ka.
Mbesat e tua,
që aq shumë i doje,
i merrje me vete,
ngado që të shkoje.
Dhe erdhi dita e zezë,
të mori nga kjo jetë,
ike ende i ri,
vjeç shtatëdhjetë e nji.
Ndonëse në këtë botë
jemi të përkohshëm,
ti në zemrat tona
do mbetesh i përbotshëm.
gjaku yt
në dejet e mia rrjedh.
Nga fara që ti mbolle,
fruti im u çel.
Na solle në këtë jetë,
si pasardhës, trashëgimtar.
Që gjaku yt të mos shterrej,
po të jetonte gjatë.
Vitet iknin, ne rriteshim,
nën përkujdesjen tënde, pa kufi.
Për çdo gëzim a problem,
aty do ishe menjëherë ti.
Kujtoj kohën
kur në kopësht më çoje,
pastaj në shkollë
po ti më shoqëroje.
Kur dola në jetë
dhe fillova punë,
ti u gëzove
më shumë sesa unë.
Ja, ku erdhi dita
e vendimit të madh:
të krijoja familje,
dëshira jote e parë.
Vitet më tej rrodhën,
u bëra vetë baba;
ti sërish gjysh,
i lumtur sa më s’ka.
Mbesat e tua,
që aq shumë i doje,
i merrje me vete,
ngado që të shkoje.
Dhe erdhi dita e zezë,
të mori nga kjo jetë,
ike ende i ri,
vjeç shtatëdhjetë e nji.
Ndonëse në këtë botë
jemi të përkohshëm,
ti në zemrat tona
do mbetesh i përbotshëm.
© 23 Shtator 2025.
Këtë poezi ia kushtoj babait tim të ndjerë, në kujtim të 83-vjetorit të lindjes dhe 11-vjetorit të ndarjes nga jeta. Ai ishte burimi i forcës dhe dashurisë së pakushtëzuar, dhe kujtimi i tij do të jetojë përjetë në zemrat tona..
Këtë poezi ia kushtoj babait tim të ndjerë, në kujtim të 83-vjetorit të lindjes dhe 11-vjetorit të ndarjes nga jeta. Ai ishte burimi i forcës dhe dashurisë së pakushtëzuar, dhe kujtimi i tij do të jetojë përjetë në zemrat tona..
Më shumë nga Alban Kënuti
Komente 0