>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Liria Ka Emër!

Liria ka emër,
Ka emrin LIRI.
Askush mos e dyshojë,
As unë e as ti.

Emri UÇK-së,
Me shkronja të arta,
Është gdhendur në gurë,
Që mos shuhet kurrë.

Shqipëria, vendi amë,
Bazë e luftëtarëve,
Me armë i furnizoi,
UÇK-ja mbijetoi.

Ajo ishte e para,
Me Bacë Ademin,
Dhe një grusht trimash
Zot i dolën vendit.

Shpejt iu bashkuan
Mijëra shqiptarë,
Kudo rreth e rrotull
Dhe nga bota mbarë.

Vetëm një kushtrim
Ata kishin pritur,
Ja ku erdhi dita
Me armë për t’u ngritur.

Kundër një robëruesi,
Afro shekullor,
S’ka alternativë
Veç armës në dorë.

Mjetet politike
Kishin shterruar,
Për vite të tëra
Fjala ish harruar.

Nuk mbeti rrugë tjetër,
Përveç me u përballë:
O sot, o kurrë,
I vdekur a i gjallë.

Ata që dikur
Na kishin shqyer,
U kthyen aleatë,
Një borxh për të shlyer.

Spastrimi etnik,
Dhe masakrat serbe
Evropën plakë
S’e lanë indiferente.

Amerika e madhe,
Djepi i demokracisë,
Udhëhoqi luftën
Për të sjellë lirinë.

Krah për krah të dy,
Bill edhe Toni,
Dhanë fjalën së bashku:
“Të lirë do të jetoni!”

Nëntëdhjetë e nënta
Solli lirinë,
Dymijë e teta
Solli pavarësinë.

Rugovës, Jasharit,
Thaçit, Klinton, Blerit,
Po dhe Xhorxh Bushit,
U themi: Falem’nderit!
Shtator 2025.
Kjo poezi është një ode për lirinë dhe heroizmin e atyre që kontribuan në çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Liria ka emërin UÇK dhe ai emër është i skalitur në historinë e popullit shqiptar me gjak, armë dhe aleancë: Kosovë - Shqipëri - SHBA - BE - NATO.