Alban Kënuti
Mëngjesi Në Fshat
Natën lanë pas,
dita shndriti;
nën rrezet e diellit,
një shpresë e re lindi.
Vesa e mëngjesit
pak nga pak u tha.
Pulat në qymez
bënin: ka-ka-ka.
Në stallë, lopët
jonxhën po shijonin,
mjelëset duararta
qumështin u shteronin.
Delet në vathë
fort po blegërinin,
çobanin kërkonin,
që t’u sjellë ushqimin.
Një qen diku tutje,
po leh si i xhindosur,
se një mace e shkathët,
mishin ia ka sosur.
Fëmijët zhurmshëm,
zgjohen për në shkollë,
çantat hedhur shpinës,
kapur dorë për dorë.
Fshatari në arë,
tokën nis punon,
se nga puna e tij
një botë e tërë rron!
dita shndriti;
nën rrezet e diellit,
një shpresë e re lindi.
Vesa e mëngjesit
pak nga pak u tha.
Pulat në qymez
bënin: ka-ka-ka.
Në stallë, lopët
jonxhën po shijonin,
mjelëset duararta
qumështin u shteronin.
Delet në vathë
fort po blegërinin,
çobanin kërkonin,
që t’u sjellë ushqimin.
Një qen diku tutje,
po leh si i xhindosur,
se një mace e shkathët,
mishin ia ka sosur.
Fëmijët zhurmshëm,
zgjohen për në shkollë,
çantat hedhur shpinës,
kapur dorë për dorë.
Fshatari në arë,
tokën nis punon,
se nga puna e tij
një botë e tërë rron!
Shtator 2025.
Një përshkrim i mëngjesit në fshat, ku natyra dhe njerëzit bashkohen në një ritëm të ngrohtë dhe ku të ndjejmë bukurinë e jetës së përditshme, duke mbajtur gjallë shpresën e re që lind me diellin.
Një përshkrim i mëngjesit në fshat, ku natyra dhe njerëzit bashkohen në një ritëm të ngrohtë dhe ku të ndjejmë bukurinë e jetës së përditshme, duke mbajtur gjallë shpresën e re që lind me diellin.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Liria Ka Emër!
- Vëllai Për Motrën
- Në Heshtjen E Dashurisë
- Malli I Vegjëlisë
- Kontradikta E Trishtimit
- Kamikazët E Rrugëve
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Viganët E Leskovacit
- Dashuri Dhe Ndarje
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Engjëjt E Zjarrit
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Plumbi I Jetës
- Babait Tim Të Ndjerë
- Shko!
Komente 0