>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Mësuesi

Mësues, ky edukator i madh,
Ndër breza lë gjurmë me dorën tënde.
Jo thjesht një notë apo një vlerësim,
Prej teje mësojmë mençurinë.

Ti je i pari që shkon në shkollë,
Dhe i fundit që prej saj largohesh,
Duke dhuruar nga vetja pa kursyer,
Që fëmijët çdo ditë të ndriçohen.

Diturinë që vetë mban,
E shpërndan te të tjerë,
Që brezat e ardhshëm
Të rriten në vlerë.

E lodhshme, por e bukur
Është puna jote, mësues.
Gjatë rri në këmbë,
Shpjegon papushim
Një ekuacion në Matematikë
A një ligj në Fizikë.

Ti, mësues i Gjuhës,
Me zë që zemrën prek,
Reciton Naimin, Fishtën,
Si të ishin aty vetë.

Të gjithë ju, të çfarëdolloj lënde,
Jeni vlerë e kombit tonë.
Nga mendja juaj e artë
Varet ardhmëria jonë.
© 12 Shtator 2025.
Një homazh për të gjithë mësuesit dhe mësueset, që me durim dhe përkushtim formojnë mendjet dhe shpirtin e brezave të rinj. Falë tyre, dija kthehet në dritë.