Alban Kënuti
Liria E Kosovës
Kosovë, o Shqipëri e Epërme,
Që nga trungu amë të ndanë,
Fuqi të Mëdha, perandori,
Në tryeza ambasadorësh bënin tregti.
Fatet e popujve të vegjël,
Në copa hartash caktonin,
Ua jepnin si dhuratë të tjerëve,
Një botë të rreme krijonin.
Nuk mjaftonte lashtësia,
As kontributi historik;
Duhej që Shqipëria
Të pritej nga skajet me thikë.
Një shekull robëri,
Kosova nën Serbi,
Pa zë, pa të drejta,
Po kurrë nuk humbi shpresa.
Dhe ja, erdhi dita,
Kur vetë Fuqitë e Mëdha,
Korrigjuan padrejtësinë,
Kosovës i sollën lirinë.
Falë Rugovës, UÇK-së,
Dhe aleatëve ndërkombëtarë,
Kosova është e pavarur,
Një shtet vërtet krenar.
Që nga trungu amë të ndanë,
Fuqi të Mëdha, perandori,
Në tryeza ambasadorësh bënin tregti.
Fatet e popujve të vegjël,
Në copa hartash caktonin,
Ua jepnin si dhuratë të tjerëve,
Një botë të rreme krijonin.
Nuk mjaftonte lashtësia,
As kontributi historik;
Duhej që Shqipëria
Të pritej nga skajet me thikë.
Një shekull robëri,
Kosova nën Serbi,
Pa zë, pa të drejta,
Po kurrë nuk humbi shpresa.
Dhe ja, erdhi dita,
Kur vetë Fuqitë e Mëdha,
Korrigjuan padrejtësinë,
Kosovës i sollën lirinë.
Falë Rugovës, UÇK-së,
Dhe aleatëve ndërkombëtarë,
Kosova është e pavarur,
Një shtet vërtet krenar.
Shtator 2025.
Kushtuar plagëve shekullore të Kosovës, e cila sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e saj, falë burrave dhe grave trime, si edhe miqve të saj të mëdhenj në Amerikë dhe Europë.
Kushtuar plagëve shekullore të Kosovës, e cila sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e saj, falë burrave dhe grave trime, si edhe miqve të saj të mëdhenj në Amerikë dhe Europë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Shko!
- Babait Tim Të Ndjerë
- Mëngjesi Në Fshat
- Liria Ka Emër!
- Vëllai Për Motrën
- Në Heshtjen E Dashurisë
- Malli I Vegjëlisë
- Kontradikta E Trishtimit
- Kamikazët E Rrugëve
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Viganët E Leskovacit
- Dashuri Dhe Ndarje
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Engjëjt E Zjarrit
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
Komente 0