>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Mërgimtari

Mërgimtari ikën nga halli,
Larg shtëpisë, larg nga vatani,
Në një botë që s’e njeh,
Me shpresë, për jetë të re.

Kur atje i vetëm shkon,
Fatin e tij ai kërkon.
Por kur familjen me vete ka,
Një barrë të rëndë e mban mbi krah.

Se nuk vlen më ajo shprehja:
“Ku rafsha, mos u vrafsha”
E madhe është përgjegjësia,
Është gruaja, është fëmija.

Kur shikon pas atdheun,
Mall e dhimbje ndjen,
Por me guxim dhe me punë,
Prosperiteti vonon, por vjen.

Deri në integrim,
Vështirë është në mërgim.
Por kur jetës i jep drejtim,
Atëherë po, ka shpëtim!
© 10 shtator 2025.
Për sakrificën dhe shpresën e mërgimtarit, për sfidat e largësisë dhe përgjegjësinë ndaj familjes.