Alban Kënuti
Jam Shqiptar!
Jam shqiptar!
Dembabadem!
Kush më thotë: “Je dikush tjetër”,
Veç mallkim pastë në jetë!
Kurrë s’e kam mohuar,
Dhe e them me krenari:
Që nga fusha gjer në mal,
Vendi im, Shqipëri!
Në Shqipëri kam lerë,
Këtu kam farë e rrënjë,
Gjaku i të parëve të mi
Më thërret si gur i rëndë!
Në shekuj janë përpjekur
Pushtues gjithëfarëlloj,
Me kërbaç e me kulaç
Identitetin të na shkatërrojnë.
Ia kemi dalë, jo pa vështirësi,
Me luftëra dhe përballje,
Ta mbrojmë tokën tonë,
Tokën, shqipëtare!
Vitet kalojnë, tutje larg,
Trashëgimtar pas trashëgimtari,
Me çdo çmim ta ruajmë fort,
Farën e pastër, farë shqiptari!
Gjakut që më rrjedh në venë,
I bëj be për atdhenë:
Si në diell a në stuhi,
Ushtar jam, ushtar do rri!
Ndaj kushdo që përpiqet
Shqiptarinë të ma mohojë,
Kurrë s’do t’ia arrijë
Sa të jem gjallë e sa të rrojë!
Dembabadem!
Kush më thotë: “Je dikush tjetër”,
Veç mallkim pastë në jetë!
Kurrë s’e kam mohuar,
Dhe e them me krenari:
Që nga fusha gjer në mal,
Vendi im, Shqipëri!
Në Shqipëri kam lerë,
Këtu kam farë e rrënjë,
Gjaku i të parëve të mi
Më thërret si gur i rëndë!
Në shekuj janë përpjekur
Pushtues gjithëfarëlloj,
Me kërbaç e me kulaç
Identitetin të na shkatërrojnë.
Ia kemi dalë, jo pa vështirësi,
Me luftëra dhe përballje,
Ta mbrojmë tokën tonë,
Tokën, shqipëtare!
Vitet kalojnë, tutje larg,
Trashëgimtar pas trashëgimtari,
Me çdo çmim ta ruajmë fort,
Farën e pastër, farë shqiptari!
Gjakut që më rrjedh në venë,
I bëj be për atdhenë:
Si në diell a në stuhi,
Ushtar jam, ushtar do rri!
Ndaj kushdo që përpiqet
Shqiptarinë të ma mohojë,
Kurrë s’do t’ia arrijë
Sa të jem gjallë e sa të rrojë!
© 1 Shtator 2025.
Për çdo shqiptar, atdhenë dhe traditat e tij, që ruajnë dhe mbrojnë identitetin me krenari dhe vendosmëri.
Për çdo shqiptar, atdhenë dhe traditat e tij, që ruajnë dhe mbrojnë identitetin me krenari dhe vendosmëri.
Komente 0