>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Dita E Pavarësisë

Vjeshtë e tretë e '12-ës,
Plaku i urtë, i bardhë, i Vlorës,
Ngriti flamurin e Pavarësisë
T’i japë shtet Shqipërisë.

Burra të mençur, trima, luftëtarë,
Që nga jugu në veri,
Firmosën Kartën e Shenjtë:
"Deklaratë për Pavarësi!"

Se ky vend, kjo tokë arbërore,
Boll duroi për 500 vjet.
Çizme e huaj, çizme pushtuesi,
Që na kishte lënë pa shtet.

Qeveria e Ismail Qemalit
Hodhi rrënjët e shtetit tonë,
Ai shtet që sot kemi,
Sot e përgjithmonë.

Të festojmë së bashku
Mbi një shekull Pavarësi,
Mijëra vite të urojmë,
O e shtrenjta Shqipëri.
Për të gjithë ata që dhanë jetën dhe luftuan për Pavarësinë e Shqipërisë, duke u bërë shembuj të flaktë të atdhedashurisë. Ky është nderimi dhe kujtimi për sakrificat e tyre, që na kanë lënë një trashëgimi të pavdekshme.