Arian Muraj
Gota Gjysëmplot
Na mbyti shiu edhe i ftohti,
ankohesh ti nga dimri i radhës,
po kështu ka qenë çdo vit,
mbi ne, rreth nesh, përtej mëhallës.
Çfarë duhet ngrënë dhe çfarë jo,
por, po të përmend të vjetrin.
''Për Ramazan apo për Pashkë,
mjaft të mos hamë njëri-tjetrin!''
Ankth, se do humbasësh filmin,
ankth, se nuk do gatuash dot,
mos është më mirë në krevat?
Mos të na ikë dita kot.
Nuk kemi pulë? Do ha një sorrë,
dhe do bëja sikur s'kuptoja,
nuk ka rëndësi çfarë i hedh gojës,
por bëj kujdes, çfarë nxjerr nga goja!
Mos e lodh shumë mendjen,
jeta kurrë nuk mbetet bosh,
gotat tona janë gjysëmplot,
mjafton vetëm që t’i shikosh.
ankohesh ti nga dimri i radhës,
po kështu ka qenë çdo vit,
mbi ne, rreth nesh, përtej mëhallës.
Çfarë duhet ngrënë dhe çfarë jo,
por, po të përmend të vjetrin.
''Për Ramazan apo për Pashkë,
mjaft të mos hamë njëri-tjetrin!''
Ankth, se do humbasësh filmin,
ankth, se nuk do gatuash dot,
mos është më mirë në krevat?
Mos të na ikë dita kot.
Nuk kemi pulë? Do ha një sorrë,
dhe do bëja sikur s'kuptoja,
nuk ka rëndësi çfarë i hedh gojës,
por bëj kujdes, çfarë nxjerr nga goja!
Mos e lodh shumë mendjen,
jeta kurrë nuk mbetet bosh,
gotat tona janë gjysëmplot,
mjafton vetëm që t’i shikosh.
Komente 0