>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Kursime Shtetërore

Ju daltë për hajër!
Për arsye kostoje,
tek municioni bëtë kursim.
Nuk harxhuat një plumb në ajër,
qëlluat direkt drejt meje,
pa paralajmërim!

Dhe mbeta në errësirë,
të dilja vrapova pa ndalim.
Përjekje e kotë,
si vrapi i dembelit.
Ju, patët idenë të bënit kursim,
më fikët dritën në fund të tunelit!