>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Kush Jemi Ne?

Humbas shpesh ne perendime te perflakura diejsh,
Dhe nje pyetje me rreh si çekiç ne mendje:
Çfare eshte jeta, valle? Une... kush jam?

Në te emblat buzëqeshje njomëzake të
femijeve,
Parajsa me shfaqet me vezullime yjesh.
Kush jemi ne? Nga vijme? Ku po shkojme?

Mijera kujtime te viteve që shkuan,
Si dallëndyshe ne kaltersine e qiellit
shtegetojne.
Ç’mision kemi, vallë? Ketu në tokë çfarë
kerkojmë?

Mister eshte kjo jete - nje pelhure qe endet pa mbarim,
Askush nuk mund ta thote me siguri: kush jemi, nga vijme?

Ne heshtjen e nates, si shushurime gjetheje,
Një ze i brendshëm me thotë:
Jeta nuk është per t'u kuptuar, por per t'u ndjerë... e per t'u jetuar sot.

Ne syte e nje te huaji, ndonjehere vetveten gjej.
Në nje perqafim të ngrohtë kuptoj se jemi një,se edhe unë...vlejë.

A jemi ëndërr që ëndërrojmë vetveten?
Apo shenja drite që fluturojme permes kohes pa emer?

Ne çdo hap, nje pyetje lind -
Dhe çdo pergjigje tretet si mjegull mbi uje.
Por prape ecim... me shpresën si pishtar në zemër.