>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Jeta Është Mister

Jeta është mister
Kush e zbulon vallë?
Vijmë me lot dhe qarje
Kur ikim prapë qajmë...!

Jeta një çudi.
Herë kripë, herë mjaltë!
Të vijmë s'bëjmë kërkesë,
as mbyllim kontratë...

Nga vijmë, ku vemi
Çfarë qysh dhe si??
Asnjë saktë s'përgjigjet
asnjë saktë se di..

Disa thonë është Zoti,
Ne krijimi i tij.
Disa thonë natyra,
që bën mrekulli!!

Me jetën dashurohesh
Sido që të jetë.
Qoftë e bukur yll
qoftë e zezë skëterrë..!!

Jeta luftë, shpresë
jeta ëndërrim!
Të jetosh gjënë forcë
dhe mbi fatkeqësi...!