Fatos Luta
Çastet Tona Poetike
Si psherëtimë shpirti derdhim vargje përditë,
Të lehta puplël a t'rënda, kur peshon zemra;
Kemi sjellur qiell pa diell, edhe qiell me dritë,
Kemi thurur çaste gëzimi e çaste me brenga.
Por...është e sigurtë, kur na shkruan penda:
Vargjet na mbeten ditare çasti kujtim-hedhur;
Kur t'na dridhet dorë e lënë sytë, ato germa,
Do të na provokojnë lotë malli, buzë-dredhur...
Ja, këtë poezi do kërkojë t'ma risjellë mbesa,
Ngaqë s'kam vajzë do t'më jetë mbretëreshë!
-Gjysh!-do t'më thotë, -Mjekrrës po bie vesa!
Natyrisht, jam kthyer fëmijë e qaj me dënesë...

22/12/2017
Komente 0