Fatos Luta
Mëngjez Ditëlindje
Ndodh të befasohesh me ëndrrën tënde,
Siç më ngjau kur i hapa sytë në mëngjez...
Kisha udhëtuar me Zotin n’shumë vende,
E në fund më tha: Thuamë ç’ke kërkesë!
I thashë: Fshij kufij, Bota të jetë një shtet!
Por Zoti Madh më tha t’i bëja dhe dy lutje;
E para thashë, t’vdekurit na i kthe në jetë,
E dyta, i gjalli të mos ketë kurrë sëmundje!
E para: Zotat kanë kufij vetë e s’i heq dot,
Së dyti: Janë të vdekurit, pa jam edhe unë,
Së treti: Pa sëmundje nuk të thonë "O Zot"
Dhe..Gëzuar ditëlindjen e beso më shumë!
Natyrisht, ëndrra është pjesë brenda jetës,
(Aty të peshohet mosha, koka dhe besimi!)
Por, unë s’po dua t’i largohem së vërtetës:
Çdo ditëlindje të shtoka një copëz tundimi!

23/10/2019
Komente 0