Fatos Luta
Dehje E Poetit
E dimë t’gjithë ç’është me miq rakia,
Kur, si këngë del edhe urimi gëzuar!
Ashtu edhe për poetin është poezia,
Sapo i vijnë vargjet për t’i vargëzuar.
Një i "ditur" i tryezave pyeti pijetarë:
Cila meze shkon më mirë për t'pirë?
..Njëri peshku e tjetri djathi i bardhë,
Por muhabeti qënkish mezja e mirë!
Krijuesi i vargjeve cilën do ketë vallë,
Atë meze-frymë, ndër tryeza poezie?
Natyrisht, një gëzim, brengë një mall,
Por poeti dehet nga dilem' dashurie!
Kur, si këngë del edhe urimi gëzuar!
Ashtu edhe për poetin është poezia,
Sapo i vijnë vargjet për t’i vargëzuar.
Një i "ditur" i tryezave pyeti pijetarë:
Cila meze shkon më mirë për t'pirë?
..Njëri peshku e tjetri djathi i bardhë,
Por muhabeti qënkish mezja e mirë!
Krijuesi i vargjeve cilën do ketë vallë,
Atë meze-frymë, ndër tryeza poezie?
Natyrisht, një gëzim, brengë një mall,
Por poeti dehet nga dilem' dashurie!
07/09/2017
Komente 0