>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Dhimbje E Mall

Më rrëshkiti nëpër faqe si orteku, loti,
Për nënën e re që vajtoi nën gërmadhë...
Bijëza nuk i fliste...e kishte marrë morti,
Nëna për bijën e mbante shpirtin gjallë.

Më dhemb zemra për gjithë ato viktima,
Të prek ky solidaritet ardhur nga Botë!
Por, shembulli vëllazëror nga Prishtina,
Të emocionon, të ndez mall e të përlot...
27/11/2019