>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Ëndrrat Poetike

-Zgjidh!- më thotë një filozof, si me të qukur,
Tek mbaj shënim më dukej sikur hidhte zare:
"-Do realitet të keq, me një ëndërr të bukur,
Apo, realitet të bukur, pa asnjë ëndërr fare!"

-Poetët, thashë, ëndrrojnë bukur dhe në ferr,
Ëndrrën e kanë si një projekt pallati apo dige;
Të t'jua hiqje ëndrrat e t'u falje një grataçielë,
Do të pranonin një kasolle me ëndrra poetike...
4/01/2017