Fatos Luta
Kalendarit Rri Shpresë
U shkëmbyen dy vite, si me stafetë,
Qielli i trefishoi qirinjtë në mesnatë;
Urimet na vibruan, si val' nëpër det,
Puthjet në zero-zero ndërruan datë.
Dhe vjen dita e re me brengë sërish,
Çapi sikur ndalet nga mur e hendek;
Lumturia nuk është një natë me mish,
Xixat në shpirt...s'shkrepen nga lekë...
Por, në mur vendoset tjetër kalendar,
Në fletët e muajve endet një shpresë;
Një djalë e një vajzë n'minutën e parë,
Erdhën në jetë, Kombi të mos vdesë!
Qielli i trefishoi qirinjtë në mesnatë;
Urimet na vibruan, si val' nëpër det,
Puthjet në zero-zero ndërruan datë.
Dhe vjen dita e re me brengë sërish,
Çapi sikur ndalet nga mur e hendek;
Lumturia nuk është një natë me mish,
Xixat në shpirt...s'shkrepen nga lekë...
Por, në mur vendoset tjetër kalendar,
Në fletët e muajve endet një shpresë;
Një djalë e një vajzë n'minutën e parë,
Erdhën në jetë, Kombi të mos vdesë!
01/01/2020
Komente 0