Odise Kote
Vejusha
Nën tinguj këmbane bredh ashtu kot,
shamizezë lulesh qëndisur plym.
Plasin gurët, karafilat e kuq, balsamët,
etja e syve zhurritur, rrathët e zinj.
Britmë miturishte këndellur në ajër,
Bie shi në Gjirokastër…
Bie shi ngashërimash, po matanë shirave,
ecën ajo, shikim e trup çupëline, eter.
Ngrohtësi e mall, pjellori gruaje që klith,
tokë fatkeqe trendafilash, këputur në mes, prerë.
Britmë miturishte këndellur në ajër,
Bie shi në Gjirokastër …
Këputur në mes, por sumbullat e lotit, rrëkezat,
pasionet heshtjemëdha, netët që rrinë zgjuar.
Aty, te lakesa e buzëve – vatër e ninullave,
e çjerrin me thonj frymën, bukurinë e shenjtëruar.

Komente 0