Odise Kote
Vdiq Dhe Ky Rrap I Moçëm
Iku siç ikën Njeriu, ky rrap i moçëm me dy shekuj jetë,
dimri zemërak, era, suferina e rrëzuan përtokë.
I mori me vete triumfet, flijimet, zërat dhe hobetë,
iku ky Muze – Memorie nga kjo botë.
Ikën festat, dasmat, mërgimtarët, në udhët e gjata,
përmallimet, e shkuara jonë, e përbashkëta.
Kujtime të lënduara kërcasin tani si degë të thata,
të paplota, me shpirtra krejt të zbrazëta.
Iku rrap i moçëm. Foleja e zogjve, degëmbushuri cicërima e këngë.
Abetare takimesh, shkruar fshehtas në lëkurë të rreshkur.
Vegja e diellit që mblidh’ burrat e mençur në kuvend.
Katedralja e bekimit të jetës.
Vdiq siç vdes Njeriu, ky rrap i moçëm me dy shekuj jetë.
U prehtë në paqe të vërtetë …!

Komente 0