>
LETERSISHQIP
Odise Kote

E Lodhur Një Flutur…

Kur jemi parë? Fryma pa u prekur.
Kur kemi qarë? A mos kemi vdekur?
Adresë e humbur a kohë e tretur,
në zjarre të shuar, rrishtas të pandezur.

Bredhin në takime gjurmët që lamë,
dimër moskuptimesh, në vena trishtim.
E lodhur një flutur mban erën në krahë,
Harresën që dridhet si gjethja në thëllim…

Kambanë e braktisur, shkëmb i heshtur,
ti luginë e mbushur dys në mjegull…

Nuk na ndajnë qiej, lumenj a dete,
Kujtesa, ditari që e mbajmë me vete …