>
LETERSISHQIP
Odise Kote

Shtëpia E Vjetër Në Gjirokastër

Shtëpia e vjetër e gjysh – stërgjyshërve,
është fëmijëria e humbur
që s’kërkoi kurrë ta merrja me vete.
E tingëllueshme,
fije – fije gjer në dhembje,
si shkrimet e lashta katalehe,

gjak qê lëviz kapilarëve
me rrjedhshmëri hareje …

Fotot e saj janë brenda perëndisë muzgullore,
ku fshihen fantazmat e ëndrrave, kova e pusit,
hapsana e fatit, stera,
kamaret, kërkëllimë e menteshave,
që varen të gjitha
në vrima muri
si manto kujtimi …

mbështetur
trishtueshëm në traun e harrimit …

Era e marrë, kjo frymë brufulluese e shpirtit,
gjen çelsin e fshehur në barkun e dimrit,
dhe hap librin e llogarive,
kukumatë, qilaret,
kasafortën e thesarit, sepetet.
Zbret nëpër shkallët e gurit,
thellësive, shkallë ferri,
të fshijë me duart e gjata, mjegullën e sekreteve.

Shtëpia ime e vjetër – muze shpirti me shumë alfabete,
si shkrimet e shenjta katalehe…