Odise Kote
Të Urtët
Të urtët nuk janë zhgun
dhe as sekt qafëkërrusur i të dobëtit.
E dinë pse kripa është e shenjtë,
thellë detit, brenda lotit.
Nuk janë manekinë të kënaqur në kadavra,
lëngatë e heshtur.
S’ka histori lufte për frikacakët.
Shirat nga mëshira kanë vdekur.
As krimba pushteti, vesefshehur në plasaritje alibie, spekulimi.
Pas çdo triumfii, vjen dikush që kërkon motive shkatërrimi.
Ku e mësuat urtësinë? i pyetën.
Tek të verbërit në mund e zhur.
Pa njohur vendin rreth e rrotull,
nuk e hedhin këmbën kurrë…!

Komente 0