>
LETERSISHQIP
Odise Kote

Puthja

Në prehër durimi, te skaj i bashtinës, Puthja e parë,
atje, ndën kumbullën mashqino arabike.
Mbështjellë kujtesa me vel e avuj të bardhë,
fshehur, ruajtur në një kuti magjike.

Miturake e hajthme, ish’ komshia atëherë,
nuk kish sy statuje, se ato janë pa jetë.
Putheshim në thithkë lulimi, pa e thirrnë shoqet …,
të kërcente "hopa" në litar, a në dehje të kthjelltë…

Ajo puthje e pafajshme, e athët, bajame e papjekur,
kaq mote dëshirimi, britmë në lëngesë.
Të kërcejë mbi muret e lartë është e etur,
Xhinde e patretur që brenda tretjes, nuk vdes…