Odise Kote
Dorëshkrimet
Përtacia e trurit që ndalon tek lëvorja,
fletë të pluhurosura pirg.
Gjysmë të kalbura, gjysmë të ndotura,
dora e ngutur që i humbi tinëzisht.
Me Eskilin, Euripidin, Sofokliun e Safon,
tragjeditë e dramat plotërisht,
Bota e Njeriut, nga e sotmja,
e ndryshme do të ishte natyrisht …
Përtacia e trurit që ndalon tek lëvorja,
pamja modeste në vend të thellësisë.
Gënjimi fatal atje tek hierorja,
shkaku i zhdukjes së pakuptimtë.
Me Safon, Euripidin, Eskilin, Sofokliun,
tragjeditë e dramat plotërisht,
Bota e Njeriut nga e sotmja,
e ndryshme do të ishte natyrisht…
Brerja, që s’e ndali hutimin e grahësit,
të digjte dorëshkrimet e shenjta, të arta.
Gabimin tragjik ngase shenjat e artit,
asnjëherë nuk shfaqen të thjeshta, të qarta.
Me Euripidin, Sofokliun, Eskilin, Safon,
tragjeditë e dramat plotërisht,
Bota e Njeriut nga e sotmja,
e ndryshme do të ishte natyrisht …
V. O – Pjesa më e madhe e veprave të kolosëve të antikitetit u dogj ose humbi.

Komente 0