Preng S. Gjikolaj
2 Marsi 1444 U Gdhen N'gur
Kur nata duhmë Osmane
u derdh e kaloj mi Bosfor.
E nxiu qiellin mi Dardanele,
e n'Arbni vdekja nisi t'korr.
Princën t'gadishullit pellazgjan,
u mlodhën bashkë n'kuven.
Kët troll me e mbrojtun t'tan,
Arbnesh, Sllav, Vlleh e Helen.
N'fushë t'Dardanisë u neshën,
me hordhitë e Muratit Osman.
T'tradhtu, n'fun betejn e humën,
por i pren kryet Muratit Sulltan.
Duhma Osmane mloj Arbninë,
tu shkatrru fortesa e qytete.
T'u djeg, t'u vra e t'u grabit lirinë,
e t'u mledh fmi e t'ri si pengje.
Princi Pollogut, Dibrës e Krujës
arbnori fisnik Gjon Pal Kastrioti,
t' mpreft e majti tefin e shpatës,
për t'kthy Arbnis lirinë që kish moti
Sulltan Murai II, prijsi Osman,
nga frika e Gjon Kastriotit.
Peng j'a mori djemt t'tan,
për t'mos me e luftu si motit.
Shpata e Sulltan Muratit gjaksorë,
j'ua shkurtoj kryet tre t'bive t'mdhej,
t'Gjon Pal Kstriotit princit Arbnorë.
Veç t'voglin, Gjergj Kastriotin kursej.
Nata osmane gjëmonte mi Arbni,
kulçedra gjakatare me shat krenë.
Me shpatë, zjarm, tradhti e dredhi,
pash n'pash kish mërthy atdhenë.
I burrnu mes grenzave Osmane,
n'deje rremonte gjak t'Kastriorit.
La poste, ofiqe, grada e nishane,
për t'u kthy n'trollin ku kish le motit.
Troku i kalit bardhë i Gjergj Kastriotit,
shkallmoj kuçedrën shtatë krenore.
Tuj kthy pranverën e lirisë si motit,
nër trojet e tija t'bekueme Arbnore.
U mlodhën prijësit rreth Kastriotit.
N'Lezhë, n'Kryekishën e Shënkollit,
at mëngjesin e dy marsit historik.
me lidh Besën, me i dal zot trollit.
T'tan princat arbnorë ni zani venunë,
Arbnia shtet me ni mret e ni flamur.
E nan hije t'flamurit kuqezi u betunë.
2 marsi historik 1444 u gdhen n'gur.
u derdh e kaloj mi Bosfor.
E nxiu qiellin mi Dardanele,
e n'Arbni vdekja nisi t'korr.
Princën t'gadishullit pellazgjan,
u mlodhën bashkë n'kuven.
Kët troll me e mbrojtun t'tan,
Arbnesh, Sllav, Vlleh e Helen.
N'fushë t'Dardanisë u neshën,
me hordhitë e Muratit Osman.
T'tradhtu, n'fun betejn e humën,
por i pren kryet Muratit Sulltan.
Duhma Osmane mloj Arbninë,
tu shkatrru fortesa e qytete.
T'u djeg, t'u vra e t'u grabit lirinë,
e t'u mledh fmi e t'ri si pengje.
Princi Pollogut, Dibrës e Krujës
arbnori fisnik Gjon Pal Kastrioti,
t' mpreft e majti tefin e shpatës,
për t'kthy Arbnis lirinë që kish moti
Sulltan Murai II, prijsi Osman,
nga frika e Gjon Kastriotit.
Peng j'a mori djemt t'tan,
për t'mos me e luftu si motit.
Shpata e Sulltan Muratit gjaksorë,
j'ua shkurtoj kryet tre t'bive t'mdhej,
t'Gjon Pal Kstriotit princit Arbnorë.
Veç t'voglin, Gjergj Kastriotin kursej.
Nata osmane gjëmonte mi Arbni,
kulçedra gjakatare me shat krenë.
Me shpatë, zjarm, tradhti e dredhi,
pash n'pash kish mërthy atdhenë.
I burrnu mes grenzave Osmane,
n'deje rremonte gjak t'Kastriorit.
La poste, ofiqe, grada e nishane,
për t'u kthy n'trollin ku kish le motit.
Troku i kalit bardhë i Gjergj Kastriotit,
shkallmoj kuçedrën shtatë krenore.
Tuj kthy pranverën e lirisë si motit,
nër trojet e tija t'bekueme Arbnore.
U mlodhën prijësit rreth Kastriotit.
N'Lezhë, n'Kryekishën e Shënkollit,
at mëngjesin e dy marsit historik.
me lidh Besën, me i dal zot trollit.
T'tan princat arbnorë ni zani venunë,
Arbnia shtet me ni mret e ni flamur.
E nan hije t'flamurit kuqezi u betunë.
2 marsi historik 1444 u gdhen n'gur.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0