Preng S. Gjikolaj
Yjet S'shuhen, Por Kthehen N'meteor
Nata e gjatë gjëmonte mbi atdhe,
mes rrmujës, së mledhjeve t'frontit.
Mes zhurmës përhapse t'jetës re,
mes çirrjeve t'ethëshme kundër Zotit.
Natë e pa dëshmitarë zgjatej sy e veshë,
Pas dyerve, gjerdheve, rrugëve e shesheve.
Kthehej n'pranga e tortura n'trupa burrash e grashë,
n'pluma e litarë, n'trup e qafë t'elitarëve.
Mblidheshin komisione dëbim-internimi,
për t'degtis n'për humtina krejt elitën.
Nër buztë e tyne shqiptohej ngazllimi,
ata menonin t'bindun se e zhdukën frikën.
Drapënçekani shrypte e korrte,
çdo za t'amël që binte erë liri.
Dryna t'çeliktë për gojën farktonte,
vargoj, pranga e hekura për qeli.
Marshonin skuadrat e vdekjes,
nan tingujt funebre t'internacionales.
Për t'shu jetët e zanit t'vërtetës,
që shqiptarët t'ndriçohen veç pri yllit Moskës.
Yjet s'shuhen, por kthehen n'meteor,
ata ndrin deri n'gjerizet e natës veshtake.
Ata djegin çdo bunkier, shemin çdo mur,
ata ndrinë me rreze lirie çdo qelizë njomzake.

1991
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Vorri Bariut
- Ansambli Pranverorë
- Atdheu Im
- Lotët E Dashtnisë
- Dy Zemra Binjake N'trup T'ni Dashtnie
- Peisazh Deti
- Unë Jam Adem Jashari
- Pashkë Ilegale
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Vetmi
- Peisazh Nate N'pranverë
- Peisazh Mramje N'breg T'detit
- Doktrina Shqiptare
- Peisazh Dimni N'pranverë
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Nanat
Komente 0