Preng S. Gjikolaj
E Di Dardani
Qielli n’verilindje digjet si pëlhurë e shqyme,
ngjyrë e gjakut t'shekujve.
E di,
aty shtrihet Dardania,
si trup i kryqëzu mbi gurë t'vjetër.
Retë s’janë ma re,
janë plagë që lëvizin ngadalë,
shiut i dridhet fryma
dhe bie si lot në dheun e skuqun.
Zani i bilbilit u ndërru n'vaj qyqeje,
por askush s'mund t'i zbus zogjt e shqipes.
Gjaku i të rinjve rrjedh
ai bëhet lumë,
një lumë i kuq që kërkon detin e lirisë,
që bart mbi valë flamuj,
ëndrra,
emra që s’harrohen,
flamurin që rritet mbi varre.
Nanlokja Dardane,
n'çdo stuhí ti je rrajë që s’këputet,
kështjellë e gjallë me gurë zemrash,
në ty gdhenen burrat,
në ty gdhenen nanat,
në ty gdhenet qëndresa dardane.
Dardani,
edhe gjaku i foshnjës që ende s'kish shqiptu fjalën nanë,
u bë dëshmi e gjallë,
një dritë që u fik n'prag,
pa pa diellin,
pa prekë hanën,
por mbeti shejt n'qiell,
yll i përjetshëm i kujtesës.
Dardani!
Dhe prapë, prej hinit ngrihesh,
si feniks që hap krahët mbi agimin e botës.
N'damarët e tu sërish rrjedh dritë,
një diell që s’mundet kush me shue,
një zemër që rreh për të gjithë tokën Dardane.
ngjyrë e gjakut t'shekujve.
E di,
aty shtrihet Dardania,
si trup i kryqëzu mbi gurë t'vjetër.
Retë s’janë ma re,
janë plagë që lëvizin ngadalë,
shiut i dridhet fryma
dhe bie si lot në dheun e skuqun.
Zani i bilbilit u ndërru n'vaj qyqeje,
por askush s'mund t'i zbus zogjt e shqipes.
Gjaku i të rinjve rrjedh
ai bëhet lumë,
një lumë i kuq që kërkon detin e lirisë,
që bart mbi valë flamuj,
ëndrra,
emra që s’harrohen,
flamurin që rritet mbi varre.
Nanlokja Dardane,
n'çdo stuhí ti je rrajë që s’këputet,
kështjellë e gjallë me gurë zemrash,
në ty gdhenen burrat,
në ty gdhenen nanat,
në ty gdhenet qëndresa dardane.
Dardani,
edhe gjaku i foshnjës që ende s'kish shqiptu fjalën nanë,
u bë dëshmi e gjallë,
një dritë që u fik n'prag,
pa pa diellin,
pa prekë hanën,
por mbeti shejt n'qiell,
yll i përjetshëm i kujtesës.
Dardani!
Dhe prapë, prej hinit ngrihesh,
si feniks që hap krahët mbi agimin e botës.
N'damarët e tu sërish rrjedh dritë,
një diell që s’mundet kush me shue,
një zemër që rreh për të gjithë tokën Dardane.
1989
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Guri Gjon
- Vendlindjes
- Kurë?!!!
- Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit
- O Zot Deri Kurë Do T'a Lejosh Kët Mynxyrë
- Ate Te Diele Prilli Ne Aksion
- Jeta
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Ç'nuk Pane Kto Troje T'shqipes
- Te Pa Njohurit
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Asht Flamur I Gdhen Me 12 Yje
- Emigranti
- Pritje
- Pantallonat
- Do T’kthehemi
Komente 0