Preng S. Gjikolaj
Te Pa Njohurit
Ai fundkorriku erdhi shumë i nxehtë edhe për zonat malore. Ishte fundi i fushatës së korrje-shirjeve të grurit.
Të gjithë ishin hedhur në aksion, i madh e i vogël, që nga fëmijët gjashtëvjeçarë e deri tek pleqt që kishin mundësi të punonin sado pak. Kjo për arsye se puntorët e organikës së kooperativës bujqësore nuk mund t'a përballonin volumin e punës në korrjen, shirjen dhe magazinimin e grutit.
Ne të vegjëlve na ngarkonin si detyrë kryesisht mbledhjen e kallinjëve të grurit që kishin mbetur nëpër hamullat pas korrjes dhe transportit të tij. Ndërsa të moshuarit kryesisht merreshin me furnizimin e makinave shirse me denga gruri dhe largimin e kashtës. Përpos puntorët definitiv të kooperativës bujqësore paguheshin, ndërsa fëmijët, pleqt apo edhe puntorët e ndërmarrjeve shtetrore punonin vullnetarisht, pra pa pagesë.
Ishte dita e fundit e shirjes së grurit në arat e fshatit tonë. Atë ditë ne të vegjëlit punuam më pak se dy orë pasi i mbaruam shpejt parcelat e fundit që kishin mbetur pa u mbledhur kallinjtë e grurit.
- O Luan! - Më thirri Sokoli, - a do të shkojmë që të lahemi tek vendi.
- Po, po! - i'u përgjigja unë, - sa të çojmë çantat në shtëpi. N'a u thuaj edhe Mirit e Artanit që të vijnë.
- Pa merak, - tha Sokoli, - n'a prit tek palnja poshtë xhades.
- Po, po, - u përgjigja unë, - por mos u vononi.
Ne të vegjlit deri në moshën 8-9 vjeç laheshim tek hurdha rrëzë shkozëbardhës. Ajo shkozëbardhë ishte shekullore pasi ashtu e mbanin mend brez pas brezi. Trungu i sajë ishte shumë i trashë sa mezi e rrethonin dy burra. Hurdha ku laheshim ne shtrihej bri shkozbardhës rreth gjysëm metri poshtë rrënjëve të saja. Rrënjët e shkozbardhës në anën e lumit kishin formuar një farë guve deri tek shkëmbi i bardhë ku niste edhe trungu i trashë i sajë. Ajo ishte një hurdhë e cekët më pak se 1 metër dhe ishte shumë e qetë. Ndodhej në një va shumë të gjërë ku kishte mjaft rërë ku shtriheshim e merrnim rreze. Ndërsa më të rriturit laheshin tek hurdha e madhe e cila ishte rreth 300 metra poshtë hurdhës ku laheshim ne të vegjlit. Pothuajëse të gjithë njerzit e fshatit tonë brez pas brezi në atë hurdhë rrëzë shkozbardhës e kan mësuar notin. Ka patur raste që edhe femra kan mësuar notin në atë hurdhë, ndonse më heret e deri në kohën tonë ajo ishte tabu.
Për më shumë se një orë qëndruam duke u larë dhe marr rreze herëpasëhere në rërën e ashpër që shtrihej bri hurdhës sonë, apo edhe në shkëmbinjtë afër shkozbardhës.
Atë ditë shkuam të laheshim gjashtë shokë. Që të gjithë ishim gati të një moshe, rreth 9 vjeçarë. Dy kishim mbaruar klasën e tretë, ndërsa katër të tjerër kishin mbaruar të dytën. Si gjithmonë edhe atë ditë kishim marr topin e llastikut me vete. Unë kisha mundur të bleja një top llastiku 50 lekësh që kur kishim marr pushimet verore.
Në atë kohë ne topat e llastikut i shponim me një tel të nxehtë për t'i shfryrë që të mos na iknin shumë larg kur luanim pasi fushat i kishim të vogla dhe kryesisht në terene të pjerrta. Ne i shponim edhe për një arsye tjetër pasi i fshihnim në brez kur shkonim të loznim, apo kur i merrnim me vete në shkollë, që të mos n'a i shikonin prindërit.
Sapo u veshëm u ngiitëm lart tek fusha e vogël ku luanim futboll. Ajo fushë shërbente për të lozur deri 5 me 5. Atë ditë lozëm 3 me 3 pasi ishim vetëm gjashtë veta.
Kur ishim në kulmin e lojës pamë tre burra që po kalonin lumin tek vau poshtë hurdhës ku laheshim ne. Ishin një civil, një oficer ushtrie dhe një polic. Të gjithë ishin të armatosur me automatikë. Ata po ecnin me nxitim. Pas tyre erdhi edhe një civil tjetër i pa armatosur. Kur tre burrat e armatosur po ngjisnin brinjën matanë lumit, dëgjuam policin tek thërriste dikë.
- Ooo Reshit!
- Urdhërooo! - dëgjuam tek përgjigjej burri i pa armatosur i cili po zbriste në breg të lumit mun afër hurdhës ku laheshim ne.
- Pa ngjitu pak lart, sipër asaj pemës së madhe, po shikoj disa fëmijë që po lozin top. - foli polici njëkohësisht duke shtrirë dorën nga ne.
- Po, po! Tani menjëherë. - u përgjigj civili që quhej Reshit.
Sapo dëgjuam bisedën, ne e lam lojën dhe u mblodhëm në cepin e fushës dhe po rrinim në këmbë të gjithë me fytyrë nga rruga që vinte nga bregu i lumit afër shkozbardhës. Topin menjëherë e shfrymë dhe e futëm poshtë një rrase të madhe që ishte aty pranë. Kishim frikë se n'a e merrnin, pasi nuk e nihnim atë burrin që po vinte drejt nesh, ndonse emrin ja mësuam kur e thirri polici. Ndërsa tre personat e armatosur i nihnim. Ishin Kryetari i Këshillit të fshatit tonë, komandanti i batalionit dhe polici i zonës. Të treve ua dinim edhe emat.
Pas pak pamë burrin e pa armatosur që erdhi me nxitim tek ne. Sapo n'a pa, n'a foli me një zë të ashpër.
- Çfar pë bëni këtu?
- Asgjë! - u përgjigjëm ne të gjithë njëzëri.
- Ka shumë kohë që jeni këtu? - n'a pyeti pasi n'a u afrua.
- Ka rreth një orë. U lamë në lum dhe tani po nisemi për tek shpiat tona. - u përgjigjëm përsëri të gjithë njëzëri.
- Ku e keni topin? - n'a pyeti
- Cilin top? - i tham të gjithë njëzëri.
- Atë që po loznit! - n'a tha me zë të vrazhdë.
- Ne po ndiqnim njëri-tjetrin duke shkuar në shtëpi. U lamë dhe u nisëm duke vrapuar. - I'u përgjigja unë.
- Gjatë kohës kur ju keni qenë këtu keni parë njerëz të kalojnë këtej? - n'a pyeti.
- Jo! Vetëm pak para se erdhët ju kaluan lumin tre veta, një polic, komandanti i batalionit dhe kryetari i këshillit. Ata që të thirrën ty. - i thashë unë.
- Ata kaluan tani. Por unë po i'u pyes kur ju ishit në lum duke u larë, apo kur ishit rrugës për këtu. - foli pothuajëse duke më bërtitur.
- Po andej nga ana e shpatit përballë i'u zuri syri njeri? - vijoj pyetjet Reshiti.
- Jo! Nuk kemi parë as dëgjuar njeri sot në ato anë. - i'u përgjigja unë me zë vibroz pasi nisa duke u dridhur nga frika. Frikën m'a kallte pamja dhe zëri i ati burri të panjohur që quhej Reshit.
Pasi mbaroj fjalën me mua, Reshiti thirri edhe fëmijët e tjerë që ishin ulur nëpër disa gurë aty pranë dhe i'u bëri të njetat pyetje. Edhe fëmijët e tjerë po ashtu i'u përgjigjën, pasi me të vërtetë nuk kishim parë njeri të kalonte përveç atyre që sapo kushin kaluar.
- Ju po gënjeni! - N'a u hakërrua Reshiti.
- Jo! - u pëgjigjëm ne të gjithë njëzëri.
- Mirë, mirë se do t'a shohim këtë punë. - n'a tha ai. - Tani uluni ku ishit. Vetëm ti rri këtu. - M'u drejtua mua ai.
- Ju gënjeni! E shikoj se jeni fëmijë të pa edukatë.
- Për kokë të babait nuk po gënjejmë. Nuk ka kaluar njeri këtej, që kurë kemi ardhur ne këtu duke u larë. - u përgjigja unë me zë gati në të qarë.
- Do t'a shohim se a jeni, a s'jeni gënjeshtarë.
Sapo mbaroi fjalën, burri që quhej Reshit më shtyu paksa dhe më pas u përkul dhe ngriti pikërisht rrasën ku poshtë sajë kishim fshehur topin. Kur u përkul nga e çara e xhaketës dalluam një pistoletë që e kishte të futur në një kllëf të lehtë me rripa meshini të kuqrremtë. Pasi e nxori topin s'andejmi, e vuri në tokë para këmbēve të tija duke na shikuar ne vrëngër. Kur topin e vendosi në tokë para këmbëve të tija, ai nisi që të fryhej. Kur u fry komplet topi u rrokullis teposhtë duke shkuar deri në breg të lumit aty ku nuk e shikonim më. Ne e dinim se ku kishte rënë, ndaj nisëm që të qeshnim. Ai menjëherë n'a bërtiti me një zë kumbues sikur dilte nga gryka e një honi të thellë.
- Pse po qeshni! Fëmijë të pa edukatë dhe gënjeshtarë!
Ne nuk folëm pasi kur i pamë pistoletën pas brezit n'a futi frikën efhe më thellë.
- Pa eja këtu ti! - m'u drejtua mua.
- A e shikon se ti edhe ju të gjithë jeni gënjeshtarë. Pse gënyet duke mohuar se ishit duke lozut top?
Ne kishim ngrirë në këmbë dhe nuk flisnim. Jo vetëm pistoleta e ati njeriu n'a kishte kall datën, por edhe zbulimi i topit. Kishim frikë se do të na e merrte. Ne për atë punë e kishim fshehur. Të gjithë ishim duke u dridhur
- Gënjeshtarë! Fëmijë të poshtër! - nisi të bërtiste me të madhe duke na futur nga dy-tri shpulla të forta faqeve. Sapo mbaroj punë me faqet tona, na pyeti për emrat e baballarëve tanë. Sapo mbaruam së përgjigjuri, ai na tha:
- Unë jam Reshit Maksuti, operativi i sigurimit të zonës.
Ne nuk e dinim se çfar ishte operativi i sigurimit ndaj na hyri edhe më thellë frika.
- Ti djali i Frrok Gjinit afrohu pak këtu. - më foli me zë të vrazhdë operativi.
Unë po dridhesha i tëri. Gati sa nuk po më shpëtonte shurra nga frika. Kisha ngrirë si statujë. Nuk mundesha t'a kontrollija veten. Ai më kapi për krahu më shkundi dhe më afroj pranë vetes. Isha zverdhur komplet, mezi qëndroja në këmbë. Pasi më shkundi fort nga krahu, më pyeti.
- Ku e ke babanë?
- Unë nuk i'u përgjigja. Nga frika më ishte lidhur gjuha. Vetëm i'a bëra me gishtin tregues shenjën mohuese se nuk dia gjë. Kjo siç duket e irritoj operativin i cili më futi ca shpulla që më shembën për dhe. Kjo mē solli në vete dhe menjëherë u ngrita në këmbë.
- Ku e ke babanë, po të pyes. - m'u hakërrua operativi përsëri sapo u ngrita në këmbë.
- Nuk e di! Paradite ishim duke mbledhur kallza gruri dhe sapo mbaruam punë erdhëm që të laheshim. - u përgjigja unë. Çuditërisht isha normalizuar pasi më ishte larguar frika që deri në atë çast më kishte paralizuar totalisht.
Sapo mbaroj punë me mua operativi n'a la të lirë dhe mori rrugën e bregut të lumit që të shpinte tek hurdha ku laheshin fëmijët më të mëdhenj se ne dhe të rriturit.
Sapo kaluam mbi xhade duke marr rrugën për në shtëpi, atje tek kthesa ku humbiste xhadeja pamë tek vinin disa burra civilë të atmatosur me pushkë gjermane. Pas tyre po vinte edhe një veturë e zezë, që më vonë e morëm vesh se ishte "gazi" i Degës së Brendshme të rrethit.
Kur pamë turmën e njerzëve të armatosut u friksuam ndaj u fshehëm sipër rrugës dhe po shikonim andej nga ata. Disa nga civilat e armatosur i nihnim pasi ishin nga fshati ynë. Ata pothuajëse çdo ditë i mbanin ato pushkë në krah.
Sapo mbërrita në shtëpi, në atë çast erdhi edhe korieri i fshatit. Ai sapo hyri në oborr thirri:
- O Frrok!
- Hajde bujrëm! - u përgjigj xhaxhai nga brenda, ku po rrinte me gjyshen.
- Jo, jo! Nuk kam kohë.
Në atë çast doli xhaxhai jashtë dhe pasi i dha dorën korierit, ai e pyeti:
- Ku qenka Frroku?
- Sapo u ul të pushojë se është turën i tretë. - tha xhaxhai. Më tej ai e pyteti.
- Kush po e kërkon?
- Policia. Kan ardhur ata të degës së brendshme, jan poshtë në xhade.
Unë po dëgjoja i mbështetur pas trungut të qershisë që ishte në oborr.
Në këtë çast xhaxhai u zverdh. Zëri nisi që t'i mekej.
- A di gjë pse kan ardhur, çfar ka ndodh?
- Jan pa pesë vetë të panjohur të armatosur, tre prej tyre kishin lënë mjekër të gjatë. Njëri prej tyre kishte krahun e thyer, pasi i'a kishin parë të lidhur dhe të varur në qafë. Thonë se I kan pa atje tek hurdha e madhe ku lahen kalamajt e të rinjtë. Thanë se dy prej tyre jan parë tek burimi sipër hurdhës duke mbushur ujë dhe sapo u kishin thirrur, ishin larguar me vrap.
- Po Frrokun përse e kërkojnë, a din gjë? - e pyeti xhaxhai korierin.
- Than se n'paradite ka qenë andej nga bjesjka për barë dhe mund të ketë pa njeri andej rrugës kur ka shkuar, apo kur është kthyer. Them se për këtë punë e kërkojnë.
- Mirë, mirë. - tha xhaxhai. - Po shkoj t'a thërras.
Kur xhaxhai hyri brenda, gjyshja u ngrit dhe ashtu në këmbë e pyeti xhaxhain.
- O Zef, pse kishte ardhur kaçatorri?
- Kërkojnë Frrokun. Kan punë me të disa njerz të ardhur nga rrethi. - u përgjigj xhaxhai njëkohësisht duke shkuar tek dhoma ku po flinte babai.
Sapo xhaxhai shkoi të zgjonte babanë, unë hyra brenda. Në këtë çast gjyshja më pyeti me një frymë.
- O Luan, a more vesh gjë se kush po e thërret Frrokun?
- Nuk e di, por sot kam pa shumê polic e njerëz me pushkë gjermane. Tre-katër veta i kemi pa kur kaluan lumin dhe morën shtegun e Prroit të Thatë, kur ishim t'u la n'lum. - i thashë gjyshes. Në këtë çast gjyshja shkoj menjëherë brenda tek babai e xhaxhai. Në atë çast xhaxhai po i thoshte babait.
- Nuk dihet çka ka ndodh. Të kërkojnë ata të Degës së brendshme të rrethit ndaj vishu mirë. Merr edhe ca para me vete. Nuk dihet se ç'ngjet.
Në atë çast gjyshja rënkoi dhe më pas gati sa nuk bërtiti.
- Për at' Zot t'Shëlbue na e morën Frrokun. Tash po e fusin brenda. O Zot, dalshin fare dalshin. Nuk po na lënë me pa ditë qysh atë ditë kur kan hy.
- Nuk e marrin o nënë jo, por do t'a pyesin për ndonjë ngjarje që mund të ketë bë vaki. - tha xhaxhai.
- Ka ardh krejt dega e brendëshme or birë, madje jan mbledh edhe armëmbajtësit e katunit. M'tha meci Frrokut Luani, se i kishte pa kur erdh prej zallit ku qe t'u la me shokët e vet. O Zot na ndihmo! Pale çka kan kurdis t'pafetë me m'i ba mecit. Ata nuk lënë gja pa ba. - foli gjyshja duke gulçuar.
Sapo mbaroj këto fjalë, gjyshja hyri në kuzhinë dhe pasi u ul në vendin e sajë nisi që të fliste më shumë me vete.
Në ato çaste babai po vishej, ndërsa xhaxhai ishte ulur në një karrige në fund të dhomës. Ishte mbështetur me të dy bërrylat mbi tavolinë me kokën brenda dy duarve dhe po rrinte pa lëvizur.
- O zot mos na braktis. Pse vetëm me ne po merren këta. - nisi monologun gjyshja. - Burrin m'a burgosën pa as një faj dhe la kocat atje dhe nuk dihet se ku i ka. Mua me katër fëmijët e vegjël më internuan katër vjet në kamp t'rrethu me tela e roje. Meci i vogël e cuca mē vdiqën atje. Edhe kocat e atyre dy engjujve nuk e di se ku i kam. Sa nisëm me u ba shpi, tash po më narrin dhe mecin e madh pa as një faj. Tash po na degtisin edhe ne t'gjithëve në internim. E kan da menen me na qit fare. O zot na ndihmo e n'a e hiq dreqin e kuq qafet.
Sapo mbaroj fjalën, gjyshja u mbështet pas murit, uli shaminë si strehë mbi fytyrë dhe nisi të qajë me ngashrrim.
Kur babai doli jashtë, korieri ishte larguar. Ai më pa me vrejtje. Unë dallova fëtyrën e tij të zbehtë, por sytë i shëndritnin si maces natën. Me atë fëtyrë të hequr dhe sy të zjarrtë e pashë nga afër për herë të fundit. Ai më ledhatoi kokën me dorë dhe u nis. Në atë çast doli edhe xhaxhai dhe ai u nis, por pas babait që ai të mos e shihte. Kjo më bëri kurioz ndaj edhe unë u nisa pas tyre duke u kujdesur që të mos më shikonin asnjëri.
* * *
Në një mbledhje të byrosë së partisë të zonës që ishte zhvilluar para dy ditësh, me praninë e antarit të pleniumit të komitetit të partisë të rrethit, të operativit të sigurimit të zonës, të plotëfuqishmit dhe të gjykatësve popullorë të zonës ishte analizuar gjendja politike në zonë. Theksi ishte vu tek lufta e klasave pasi ishte vrejtur ulje vigjilence, kjo sipas tyre kishte lënë hapsira për veprimtari armiqsore antiparti. Prandaj duhej që me çdo kusht të gjendeshin armiqtë dhe t'iu tregohet vendi duke i demaskuar e dënuar para popullit.
Babai dhe xhaxhai kishin dieni për këtë mbledhje ndaj edhe mendonin se babain mund t'a arrestonin. Kjo e kishte nxitur xhaxhain që e kishte porositur babain që të shkonte i përgatitur për çdo gjë të mundshme. Ndërsa gjyshja e kishte nuhatur fatin tragjik të të birit ndaj edhe e vajtoj që atë ditë për së gjalli.
* * *
Sapo babai kishte ra në xhade andej nga i kishte thënë korieri se e presin, mes pishave kishte parë "gazin" e degês. Kjo e kishte bindur se çe priste ndaj tani ai kishte shqetësim vetëm se çdo të ndodhte me familjen.
Pasi bëri edhe disa metra rrugë andej nga e kishte orientuar korieri, para i doli një polic i cili i tha që të shkonte pas tij. Ai e çoj disa metra më tutje mbi xhade mes disa shkurreve dhe pishave të vogla. Aty babai pa edhe dy polic të tjerë dhe tre civila, ku njëri prej tyre kishte një automatik në prehër. Njëri nga civilat ishte vetë Kryetari i Degës së brendshme të rrethit, atë e nihte babai pasi kishte disa vite aty në atë post. Ai civili që kishte automatikun në prehër nxori një radio marrësedhënëse dhe foli me dikë. Në atë çast kryetari i degës i tha civilit tjetër që t'a merrte në pyetje babin.
Civili të cilin e urdhëroi kryetari i degës, u ngrit dhe ashtu në këmbë nisi t'a pyeste babain.
- Ku keni qenë sot paradite? - e nisi seancën e pyetjeve civili që më vonë u muar vesh se ishte oficer i degës së brendshme të rrethit.
- Isha lart në bjeshkë për të marr një barrë barë që e kisha prerë me drapër dy ditë më parë. - u përgjigj babai.
- Kurë keni shkuar atje, në cfar ore. - pyeti me zë kërcënues civili.
- Ka qenë duke vajtur ora nëntë kur kam dal nga shpia. Jam turni tretë, sapo erdha nga puna, u përgatita dhe u nisa për të marr barrën e barit që më kishte mbetur atje. - u përgjigj babai.
- Gjatë rrugës kur keni shkuar, apo ardhur keni ndeshur apo parë njeri. - pyeti civili.
- Jo! Përpos zogjtë e malit, tjetër gjë as nuk kam parë dhe as dëgjuar.
- Do t'i tregojmë ne zogjtë e malit ty. - i'u hakërrua civili babait.
Babai mori guximin dhe e pyeti.
- O shok, pa më tregoni njëherë, çfar ka bë vaki që po më pyetni me kaq urgjencë.
- Nuk e din, ëëë, se çfar ka ndodh. - i foli duke u hakërruar mun para hundës civili babait. - Jo vetëm që e din por edhe je takuar me ta, kemi të dhëna për këtë.
- Për kryet fëmijëve as kam parë dhe as dëgjuar rob të gjallë, ndaç kur kam shku, ndaç kur erdha. Ndaçi besoni ndaçi mos.
Sapo babai mbaroj fjalën, kryetari i degës i'u afrua dhe i foli me të butë.
- Qetsou, qetsou Frrok. Mos gaboj Frrok e keni emrin?
- Po, po, Frrok e kam emrin. - u përgjigj babai.
- Mendohu Frrok një herë sa të pimë nga një cigare.
- Shoku kryetarë! - i'u drejtua kryetarit të degës babai. - më beso. Nuk kam pa njeri.
- Mirë, mirë ulu aty dhe qetësou një herë. - i tha kryetari degës babait.
- Nëse mundeni, a po më tregoni se çfar ka bë vaki? Me kë qenkem takuar? - i'u drejtua babai kryetarit të degës.
- Jan parë pesë njerëz të panjohur të armatosur, nga këta tre me mjekër. Njëri prej tyre kishte krahun e thyer. Jan parë teksa dy syresh po mbushnin ujë tek burimi sipër hurdhës së madhe. Një nga fëmijët, një pionier ushtarë besnik e vigjilent i partisë kishte dëgjuar tek flisnin mes tyre ata të dy që ishin shmagur duke mbushur ujë tek burimi sipër hurdhës. Ata nuk flisnin shqip por pionieri vigjilent, kishte mundur që në bisedat e tyre të kapte emrin tuaj dhe të dy personave të tjerë të sërës suaj. Ata flisnin dhe tregonin me dorë andej nga bjeshka ku keni qenë ju sot. Sapo i kishte pikasur pionieri vigjilent, ata kishin marr arratinë duke ikur me vrap andej nga rruga që të shpie tek Prroi i Thatë. - pasi e mbaroj fjalën kryetari i degës i ishte drejtuar përsëri babait.
- Tani a e more vesh se pse të kemi thirrur. Ulu tani, qetësohu dhe mendohu.
Babai nuk tha asnjë fjalë dhe menjëherë u ul në një gurë aty pranë.
Pas rreth një gjysëm ore aty erdhën edhe operativi i sigurimit të zonës, i plotëfuqishmi, kryetari i këshillit dhe një polic tjetër tē cilin nuk e kisha parë kur këta kishin kaluar lumin në drekë.
Sapo erdhën këta, kryetari i degës i pyeti.
- A ratë në ndonjë gjurmë të diversantëve?
- Jo shoku kryetarë! - raportoi i plotëfuqishmi. - E krehëm gjithë zonën. Kishim me vete edhe komandantin e batalionit me tre ushtarë dhe të gjithë armëmbajtësit.
- Si ka mundësi të zhduken kaq shpejt. - tha kryetari i degës. - Le të livadhisin dhe ndonjë orë këtyre pyeve. Nuk kan nga shkojnë, i gjithë vendi është i rrethuar. Tani korierët e bazave të tyre i kemi ne në dorë. Mos u shqetësoni.
Pasi tha këto fjalë kryetari i degës i tha të plotëfuqishmit dhe një polici tjetër që t'a merrnin babain dhe t'a futnin në veturë se do t'a merrnin me vete për t'a pyetur në zyrat e degës së brendëshme.
Babain e futën në mes dy polic dhe pas pak një i tretë mori në dorë një palë pranga të trasha me ngjyrë të verdhë dhe doli pas babait. Në këtë çast vjen para tyre kryetari i degës dhe i'u drejtua babait.
- Frrok Gjini, në emër të popullit je i arrestuar!
Polici që ishte pas i vuri prangat babait duke i'a lidhur duart pas shpine dhe më pas e plasën brenda veturës nga ana e pasme si një thes me patate.
Kur babai sapo ishte bashkuar me të pranishmit, xhaxhai ishte kthyer për tek shtëpia, ndërsa unë u fsheha mes ca shkurreve të dendura mbi një brinjë afër vendit ku gjendeshin policët e civilat. Isha strukur aty dhe e kisha parë të gjithë skenën dhe dëgjuar të gjitha fjalët. Sapo babain e futën në veturë unë dola nga shkurret dhe u nisa për në shtëpi duke qarë.
* * *
Më vonë u muar vesh se atë natë ishin arrestuar edhe dy burra të tjerë nga zona, pikērisht ata që i kishte thënë kryetari i degës babait kur e kishite pyetur se i kishin lakuar dy të panjohurti atje tek burimi.
Pas një viti e gjysëm hetusi në rreth dhe në hetusinë speciale në Tiranë, të tre i sollën në fshat ku i'u bënë gjyqin. Edhe pse atë ditë xhaxhai dhe nëna më kishin prositur që të mos shkoja tek objektet e kooperativës në qendër të fshatit, unë u bëra kurioz dhe shkova. Nuk e dija se do të gjykohej im atë. Aty ishin mledhur pothuajëse i gjithë fshati, kishte edhe fëmijë më të vegjël se unë. Aty e pashë babanë për herë të fundit. Me zi e njoha. Ndonse fytyra i ishte hequr dhe sytë i ishn futur thellë në zgavrat e tyre, kishin po atë shkëlqim që e pashë atë ditë kur u largua nga shtëpia. Babai dhe dy të tjerët ishin ulur në një stol tek një tavolinë e mbuluar me një mbulesë të kuqe. Anash dhe pas tyre qëndronin disa polic të armatosur me automatikë. Në atë gjyq ishin disa dëshmitarë, por unë njoha vetëm Lleshin me të birin Arjanin, atë pionierin vigjilent që i kishte diktuar diversantët. Ndonse për një vit e gjysëm, për sa kohë kishin qëndruar në hetusi babai me dy të tjerët, nuk kishim dëgjuar se është kapur ndonjë grup diversantësh, ata të tre u dënuan si bashkëpuntorë të tyre. Pas më pak se një ore gjyq, kryetari i trupit gjykues lexoi vendimin. Babain e dënuan me vdekje, me pushkatim, si kryatarë grupi, ndërsa dy të tjerët me nga 20 vjet burg.
Pas dy javësh na sollën rrobat e babait.

Komente 0