Preng S. Gjikolaj
Takimi
Dielli ishte ngritur rreth një pash në horizont. Një tufë rrezesh kishin mundur të depërtonin në të çarën e perdeve të dritares ku flinte Ervisi. Djalit i doli gjumi disi i trishtuar pas asaj ëndërre që kishte parë tani në të gdhirë. Fërkoj sytë me të dyja duart pastaj u mundua që të ngrihej por nuk mundi pasi gjatë natës i ishte ngatërruar nëpër këmbë çarçafi. Ashtu përmbys, ma faqen mbi jastek Ervisi solli mëpër mend ëndrrën.
* * *
"Po frynte një erë e freskët në atë zagushi që kishte mbërthyer vendin. Ervisi sapo kishte dal nga shtëpia dhe po ecte me nxitim rrugës që ishte tërë pluhur duke i hedhur hapat kuturu. Ngandonjëherë era vërtitej para tij duke ngritur vorbulla të lehta pluhuri që i prinin para duke u përhapur në lartësi, por çuditërisht nuk po binte mbi trupin e tij. Pas pak ato vorbulla pluhuri dalngadalë nisën që të merrnin trajtë njerëzore deri sa morën tiparet e Anilës, vajzës që dashuronte ai. Era e freskët j'a shpupuriste flokët bjond të Anilës të cilët valviteshin pas si flamur i dallglzuar ngjyrë ari. Ervisi nisi që të shpejtojë hapat për t'a arritur Anilën, por çuditëtisht ajo i largohej. Kjo e nervozoj djalin i cili po mundohej që t'i shpejtonte hapat por sa më shumë kërkonte t'i jepte këmbës, aq më shumë i ngadalsohej hapi, për rrjedhojë Anila si një zanë mali me flokët që i valviteshin pas dhe me fustanin e sajë si vello transparente nga ku i shquheshin qartë hiret femërore largohej me hap të lehtë duke kthyer kokën pas dhe duke i buzqeshur, nga ku fytyra merrte ato tiparet e zakonshme të saja. Pas ndjekjes me hap të vështirësuar, erdhi një çast që nuk mundi që t'i lëvizte më këmbët. Mbeti i shtangur në vend si i paralizuar, ndonse mundohej me të gjitha forcat për t'i lëvizur këmbët. Kjo bëri që trupi ti mbështillej nga djersët. Vajza nisi që të ngjitej lart duke u tretur në kaltërsi". Në këtë çast Ervisi zgjohet nga gjumi i mbuluar në djersë dhe me çarçafin e ngatrruar keqas nëpër këmbë.
* * *
Ervisi pasi solli nëpër mend atë ëndërr që kishte parë dhe ashtu i ulur përmbys në krevat siç ishte, mendoj me vete. "Falë zotit që isha n'ëndërr. Oh sa u tremba, kujtova se e kisha humbur përgjithmonë Anilën".
Djalit po i vinin llojë-llojë mendimesh në kokë dhe e kishte vështirë që ti seleksiononte, që mund të zgjidhte rrugën më të përshtatshme dhe më të suksesëshme për atë punë që i kishte hyrë. Një dy shokëve të tij të ngushtë ai j’ua kishte treguar se e dashuronte Anilën. Tani për tani s'dinte ç’të bëntë. Po të dështonte në atë dashuri do t’i vinte turp nga shokët e tij. Ai para tyre ishte mburrur se Anilën më në fund do t’a kishte të tijën. - Keni për t'a parë, brenda tri ditësh do t’a bëj që të më kërkojë ajo mua në takim" - ju kish thënë me mburrje dy shokëve të tij atë mbrëmje para se të vinte në shtëpi.
Edhe pse ishte zgjuar i trishtuar, Ervisin e pushtoj një ndjenjë optimiste. Ai kishte dëgjuar gjyshen e tij, se sa herë shikonte ndonjë ëndërr me histori të mirë i thoshte babait:
- "Sonte kam parë një ëndërr të keqe" - dhe i’a tregonte fije për pe. Nga fjalët që thoshte gjyshja Ervisi mbetej i çuditur se si ajo tregonte gjëra të mira, madje edhe nga më mahnitëset, ndërsa ëndrrën e gjykonte të keqe. Një ditë djali i ishte afruar gjyshës së tij dhe e kishte pyetur:
- Gjyshe! A mund të më tregosh diçka mua? Pse kur shikon ëndërra të mira i gjykon si të këqia duke thënë, sot kam parë një ëndërr të keqe, ka mundësi që të ndodhë një fatkeqësi. Ndërsa kur shikon ëndërra me histori të këqia je e gëzuar?
Gjyshja me atë botkuptimin e sajë prej supersticiozeje mundohej që t’a bindëte nipin e sajë duke e sqaruar:
- Kurë njeriu shikon një ëndërr të mirë, apo të keqe, në realitet del e kundërta e asaj çka ke parë në gjumë.
* * *
Djali u mundua që ta hiqte nga mendja atë ëndërr të atij gjumi të vonuar mëngjesi të asaj dite. Mendja e tij po bluante se si do të vepronte konkretisht, çfar plani taktik do të përdorte që t’a takonte dhe të fliste sa më shpejt me vajzën që tashmë i kishte hyrë në zemër.
Pasi u mendua një copë herë të mirë, u ngrit nga krevati pasi largoj çarçafin që i ishte ngatërruar nëpër këmbë gjatë natës.
U la, u vesh shpejt e shpejt dhe hyri në kuzhinë. Aty vuri re se nuk kishte njeri. E ëma dhe i ati kishin shkuar në punë, ndërsa Lejdona motra e tij e vogël ende flinte. Hëngri shpejt e shpejt mëgjesin që i’a kishin lënë të gatshëm mbi tavolinë dhe doli. Nëpër rrugë kishte shumë pak kalimtarë, ishin po ata që i shikoje çdo ditë duke u sorollatur poshtë e përpjetë rrugëve pa kurrëfarë plani a pune.
Ervisi atë ditë të diele fatmirësisht e kishte pushim, pasi nuk kishin planifikuar ndonjë aksion, kishte vendosur që me çdo kusht të takohej me Anilën. A i vazhdoj të bridhte nëpër rrugët e qytetit krejtësisht i vetëm. Donte që pa e kuptuar njeri të merrte informata të sakta se ku ndodhej atë paradite vajza. I ra dy-tri herë rreth pallatit të sajë por nuk po shikonte gjë. Më pas u nis në drejtim të rrugës kryesore ku shtriheshin dyqanet, mapot, godinat e riparim-shërbimeve komuinale dhe lokalet e atij qyteti për të parë nëse ndodhej andej, por edhe kjo shetitje i vajti dëm. Menjëherë i’u kujtua që të futej në restorant nga ku mund të takonte ndonjërin nga shokët e tij, që mund ti pyeste nëse e kishin parë gjëkundi Anilën, por duhej që të mos e kuptonin që donte ta takonte, ndaj duheshin pyetur me diplomaci. Ai donte që fjalën t’ua nxirrte me marifet. Aty për aty medoj se çfar pyetjesh i’u duhej bërë për të shkëputur ndonjë informacion pa bujë. Pasi u medua paksa, i sajoj edhe pyetjet. Nëse do të takonte ndonjërin prej shokëve të tij të ngushtë, ata me deomos do t'a ngacmonin për Anilën. Ndaj ai e kishte menduar përgjigjen, do t’u thoshte se Anila që mbrëmë kishte shkuar tek të afërmit e sajë dhe në rast se ndonjëri atë ditë do t’a kishte parë gjëkundi, si fillim do të gajasej së qeshuri me të dhe më pas do t’i tregonte se e kishte parë diku aty, ndoshta do t’i tregonte edhe vendin konkret ku e kishte parë.
* * *
Anila është një vajzë rreth të nëntëmbëdhjetave, banon në këtë qytet të vogël puntorësh që prej 12 vitesh e ardhur nga një fshat këtu brenda rrethit. Ervisi nuk ka biseduar ndonjëherë me të shtruar, por vetëm tek-tuk në ndonjë vend krejt rastësisht kalimthi. Bukuria e sajë kishte lënë gjurmë të pa shlyer në kujtesën, por më shumë në zemrën e tij.
Anila vinte e gjatë në trup, me një bel të hollë që zgjerohej drejt vitheve të vendosura mbi dy këmbë të drejta që harmonizoheshin hijeshëm me gjatësinë e sajë. Gjoksin e kishte te kërcyer e të vendosur simetrik. Qafan e kishte të gjatë si të një pëllumbeshe të egër të harmonizuar hishëm, si me gjoksin e kërcyer, ashtu edhe më fytyrën e sajë që dukej si e pikturuar nga ndonjë mjeshtër figurativ. Ervisit ajo uk i shqitej nga mendja as natë e as ditë. Në shpirtin e tij pakëz rebel ishte ndezur një zjarr shumë i madh dashurie, aq sa ishte i gatshëm që të sakrifikonte gjithçka që ishte e mundur, që atë vajzë ta bënte të tijën.
* * *
Ervisi kishte rreth një vit që kishte mbaruar shërbinin ushtarak. Kur kishte shkuar ushtarë ai, Anila ishte shumë e re. Sa kishte nisur që të hidhte shtat dhe t'i dukeshin hiret femërore. Tani ajo ishte rritur duke marr tiparet e një femre që rralë t'a rroknin sytë në ato anë.
* * *
Ervisi atë ditë ishte betuar se nuk do të shkelte në shtëpinë e tij pa u takuar me Anilën dhe për këtë mendonte llojë-llojë aventurash. Se si do t’i dilte përpara për ta takuar? Çfar fjalësh do të përdorte për ta ndalur? Nëse ndalej, si do të hynte në bisedë me të që të kishte mundësi që t’i jepte kohë vehtes që të që të hynte sa më shpejt në brendësi të çështjes? Etj etj...
* * *
Atë paradite pushimi Anila kishte vendosur që të bënte një pastrim të përgjithshëm të shtëpisë dhe më pas do të dilte që të bënte pazarin. Të gjitha këto duhej t’i kryente paradite pasi pasdite do të shkonte në punë, ishte turni i dytë. Ajo kishte vetëm një javë e gjysëm që kishte filluar punë në fabrikë.
Sjelljet e Ervisit kishin lënë përshtypje të madhe tek kjo vajzë, truri i sajë i shkathët deridiku e kishte kuptuar se diçka kishte lindur tek ai djalë në adresë të sajë. Ajo kishte nisur të mendonte me vete. "Ky djalë me sjelljet e tija kundrejt meje ka diçka që e gacmon por siç duket ndroja e tij nuk po e lejon që të mund të më flasë hapur. Ervisi nuk është djalë i keq, ai sheh punën e tij dhe nuk i fut hundët në punët e të tjerëve ashtu siç ndodh rëndomtë me shumë të rinjë të brezit të tij. Mosha e bën punën e sajë. Ai shoqërohet me disa njerëz të pa dëshirueshëm por në aventurat e tyre nuk përzihet, në punë shkon rregullisht dhe punon mjaft mirë". Sa më shumë mendohej për Ervisin, aq herë i rritej ndenja e dashurisë për të. Kurë e përfytyronte me ata sy bojëqielli që dukeshin si dy yje të zjarrtë. Prushi i tyre kishte mundur të depërtonte në shpirtin e sajë dhe t’i ndizte në zemër një zjarr të pashuar dashurie, që më vonë do t'a ushqente me fjalët e tija dhe besonte se shumë shpejt do t’a takonte.
Kishte mbi dy vjet që shumë djem të atij qyteti i'a kishin shprehur hapur dashurinë e tyre asaj, por me mirësjellje e durim i kishte refuzuar. Kishte edhe nga ata që e kishin kërkuar dorën e Anilës edhe në familjen e sajë nëpërmjet prindërve, apo të të afërmëve të tyre që kishin miqësi me prindërit e sajë. Ajo të gjitha i kishte refuzuar. Ndryshe po i ndodhte me Ervisin. Edhe pse ky nuk i kishte shprehur asgjë, qoftë edhe shkarazi kur ndonjëherë takoheshin rastësisht nëpër rrugët e qytetit.
Edhe Ervisi nga ana e tij mendohej: "Kjo vajzë me atë trupin e sajë të mrekullueshëm dhe të shkathët si të një sorkadheje. Me atë fytyrë aq tërheqëse që e zbukuronte më tepër ajo ngjyrë e trëndafiltë që i merrte kurë bisedonte me dikë. Edhe kurë të flasë me mua, kështu do t’i skuqen faqet e saja të këndëshme. Flokët e saja të verdhë me nuanca të arta e gjysëm të dredhura që i derdheshin mbi supet e saja të bukura i’a shtonin edhe më shumë bukurinë. Sa herë që më kaloj afër më vështron me një palë sy joshës, sikur don të më thotë diçka, por sa bëhet gati të më flasë diçka, thua se një dorë e pa dukëshme gjigande e kthen në anën tjetër dhe i bindet duke ecur në atë drejtim duke u larguar me hap të nxituar për të mos thënë asnjë fjalë të vetme".
* * *
Pasi bëri edhe dy-tri xhiro nëpër rrugën kryesore të qytetit, djali vendosi që të ulej në një nga stolat e lulishtes së vogël nga ku kishte mundësi që ta kontrollonte me sy gjithë rrugën kryesore ku shtriheshin dyqanet dhe lokalet e riparim-shërbimeve komunale. Ervisi nga një shok i tij kishte marrë informacion të sakët se ku ndodhej Anila. Ai i kishte thënë se pasdite vajza do të shkonte në punë dhe Ervisi mendoj se nga aty do mund ta shikonte vajzën kurë të shkonte për të bërë pazarin, për këtë ishte i sigurtë në vetëvete. Ai mendoj se kështu do t’i jepej mundësia që ta takonte patjetër atë ditë. Nëse do t’i dështonte plani që kishte kurdisur me veten e tij, do të kalonte një kohë shumë e gjatë që t'i jepej një mundësi e tillë për ta takuar vetëm për vetëm Anilën. A ndoshta do të niste edhe ftohja e asaj simpatie që kishte nuhatur tek Anila për të. Prandaj Ervisi ishte ulur aty dhe shikonte me vemendje shumë të madhe çdo kalimtarë që lëvizte në atë rrugë. Nuk donte që ti shpëtonte nga syri ajo vajzë kurë të vinte për të bërë pazarin.
Teksa Ervisi po bluante këto mendime në kokën e tij, vajza kishte dalë dhe tani po kalonte nëpër rrugën kryesore të qytetit duke kaluar mun para syve të djalit. Në momentin kurë Anila po kalonte para tij, ai kishte kthyer kokën pas dhe po shikonte një djalë që i kishte dal para një vajze të shkollës së mesme dhe mundohej që t'a bindëte me ca fjalë kërcënuese, por vajza nuk donte t’ia dinte fare. Djaloshi vazhdoj me atë fjalorin e tij kërcënues, vajza nuk duroj por i’u drejtua me një fjalor fyes dhe më pas nxitoj që të bashkohej me grupin e shoqeve të saja që po shetisnin. Në kulmin e atij sherri, Anila po kalonte fare pranë Ervisit dhe sikur dikush t'a kishte lajmëruar, në atë çast instiktivisht ktheu kokën nga rruga kryesore dhe para tij u vizatua ai portret që e kishte të varur në imagjinatën e tij. Ervisi tha me vete: "Sa shans që kam. Unë e pata vëmëndjen diku gjetkë dhe pikërisht në çastin kur vjaza po kalonte drejt meje një sinjal i padukshëm më shpoj drejt e në zemër duke më kthyer andej nga kisha detyrën. Tani nuk po e ngas pasi po nxiton për tek dyqani. Do t'a pres tek kjo shtylla këtu afër. Kurë ajo të dalë nga dyqani, këtu do të më vë re dhe do të shikoj nëse do të kaloj drejt meje, apo do të ndryshojë drejtim".
Në kokë Ervisit po i vinin llojë-llojë mendimesh, nga më të ngatrruarat aq sa nuk po i seleksiononte dot. Pasi kontrolloj mendimet, u shkund dhe vendosi: "Do t’i dal përpara sapo të dalë nga dyqani dhe pasi të bëj disa hapa paralel sajë por në një far largësie, do t’i flas. Hej dreq! Po sikur… sikur ajo të mos ndalet? Eeejj, kokë, erdhi çasti. Do t’i flas. Ajo është vajzë e kulturuar, të paktën kështu hiqet, ndaj besoj se nuk do t’a ulë veten, do të ndalet. Eeehh moj zemër shumë po rreh. Po sikur…? Ah jo, po sikurë të ndalet? Po t’i flas ajo do të ndalet, çfar duhet t'i them si fillim, po sikur unë të bëhem llafazan nga pasioni dhe nuk mund ti kontrolloj fjalët, ajo do më fyej ashtu si ajo vajza e shkollës atë djalin rrugaç? Besoj se ajo nuk do t'a marrë me rrëmbim fjalën time, kam besim, e ndiej. Unë do t’i flas fjalët me mirësjellje, e jo si ai djali rrugaç pak përpara. Karakteri im dhe i atij djalit nuk kan pikë takimi, atë e njeh i gjithë qyteti për rrugaç, pra edhe vajzat, ndërsa mua ndryshe. Me atë tipin vajzat më shumë ndalen për t’u tallur sesa nga fjalët kërcënuese të tij, ndonëse tallen më të, atyre tipave j’u bëhet qejfi pasi mburren para shokëve se mua më ndalen vajzat, a e shikoni sa i zoti që jam, ndërsa ju nuk keni zemër që t'i dilni përpara qoftë edhe një vajze të vetme".
Mes turbullirës së këtyre mendimeve, djali vuri re Anilën që sapo doli nga dyqani mori rrugën në drejtim të tij. Rrahjet e zemërs e shtuan ritmin aq sa mendoj se po i dilte nga kraharori për t'u arratisur. Një lëmsh i’u mblodh në grykë. Hej dreq o punë! Po më ikën edhe zëri.
Anila sapo doli nga dyqani, u ndal tek derapasi e vuri re Ervisin që ishte mbështetur pas shtyllës dhe sytë i kishte të ngulur tek dera e dyqanit. Ai vështrim ishte aq i fortë dhe tejshpues sa vajza e ndjeu sapo doli në derë të dyqanit. Ai vështrim e shpoj ëmbël tej e mbanë në zemër. Ajo me vete mendoj: "Me siguri ka dal që të më takojë mua, më ka vënë re që nuk jam e shoqëruar me njeri. Më ka ndjekur me vemendje të madhe të gjitha lëvizjet e mia dhe tani pret çatin, është i bindur që unë do të kaloj andej dhe me siguri do të më flasë".
Sapo vajza doli nga dera e dyqanit, u ndal një çast, vështroj nga Ervisi dhe me hap të qetë vazhdoj rrugën andej. Në këto çaste Ervisi u bind se Anila po shkonte drejt tij, ai u dejtua, rregulloj pak jakën e këmishës, shkundi paksa këmbët që ti dejtoheshin pantallonat dhe me një qëndrim gati gaditur kishte hedhur vështrimin nga vajza duke mbetur pa lëvizur si statujë.
Sa më afër i afrohej ai portret i ëndërruar vajze, aq më shumë emocionohej. Fytyra e tij u bë flakë e kuqe dhe rrahjet e zemrës u bënë shumë të shpeshta. Ndiente tronditje në gjoks. Zemra po i përpëlitej si zogu në lak. Mendimet i ngatërroheshin, por vështrimi tij mbeti po ashtu si më parë tejshpues.
Ervisi ishte një djalë njëzet e dy vjeçarë. Ai punonte në bujqësi si puntorë i thjeshtë, ndonëse kishte mbaruar me rezultate mjaft të mira shkollën e mesme. Ende ishte mes adolishencës dhe burrërisë, pra në moshën e shpërthimit të burrërisë. Në këtë fazë të jetës jan të ndërthurura cilësitë adolishente me ato të rinisë. Është kufiri mes dy moshave, ku njeriu në këtë fazë jeton me kujtimet e fëmijërisë dhe ëndërrat e rinisë. Shpirti ecën para mendjes, është i zjarrtë dhe vala e tij të ndrydh mendimet. Ervisi ishte tipiku i këtij fenomeni ndaj ndroja e tij ishte e pritshme.
Kur vajza i’u afrua afër, Ervisi çuditërisht u shkriftua dhe nga statujë mori pamje njerzore, u kthye me fytyrë nga vajza dhe si për çudi, gjithë ai djalë i ri dhe i fortë nxori një tingull zëri vaze:
- Anila, ka mundësi një minut! Vajzës fytyra i mori atë ngjyrën e kuqe të zakonshme si një lulëkuqe mali e sapoçelur. Ajo u ndal menjëherë, hodhi vështrimin drejt e në ç fytyrën e Ervisit, aq sa sytë e saja u zhytën në kaltërsinë e syve të Ervisit. Këtë e ndjeu menjëherë ai. Anila me vështrimin në sytë e Ervisit bëri dhe një hap dhe u përgjigj:
- Posi! Çmë do? - Dhe i’u afrua shumë afër Ervisit.
Ervisi në këtë çast nuk dinte çfar t’i thoshte, lëmshi në grykë j’u riaktivizua. Në çast nga koka i’u larguan mendimet turbulluese. Pasi e mblodhi veten, ai shtoj:
- Ka disa ditë që unë po mendoj vetëm për ty. Portreri juaj më është skalutur në shpirtë. Gjumin e natës m'a trazon ky portret mahnitës duke më buzëqeshur e duke m'u larguar pafundësisht, aq sa zgjohem i trishtuar. Rasti e solli që të takohemi këtu, pikërisht në këtë vend. Unë kisha për të të thënë diçka, nëse ju nuk më zemëroheni.
Vajza për një çast mbeti si e hutuar, nuk dinte se ç’të thoshte. Shumë shpejt e mblodhi veten. Ajo që kurë e kishte parë Ervisin aty e kishte nuhatur se do t’i dëgjonte këto fjalë. Nga ana psikologjike Anila ishte e përgatitur. Deomos edhe ajo kishte emocione, por jo si të Ervisit. Ajo e kishte parashikuar me kohë se do të vinte një ditë që Ervisi do t’i fliste. Madje edhe si do t’ia niste, ndaj përgjigjen e kishte përgatitur me kujdes dhe tani e kishte në faqen e parë të mendjes. Me këto mendime në kokë instiktivisht Anila tha:
- E po mirë që u takuam këtu? Nuk është hera e parë që rrimë e bisedojmë bashkë? -Anila i’a bëri këto pyetje Ervisit me qëllim që të zbulonte karakterin e vërtetë të tij si djalë i ri.
Pas përgjigjes në formë pyeyjesh të Anilës, Ervisi për një çast u rikthye në turbullirën e parë, veçse sytë i kishte mjaft të qartë. Lëmshi në grykë j'u zmadhua aq sa nuk e la që të nxirte asnjë tingull. Nuk dinte se çtë bënte më tej. Një çast u mendua që t’i jepte një rrjedhe tjetër bisedës, por u pendua dhe me vete mendoj: "Po ta ndryshoj logjikën e bisedës duke mos j'u përgjigjur pyetjes së vajzës, kjo do të jetë një konsideratë negative në sytë e sajë të bukur. Me deomos do të jemë në prag të dështimit, gjithçka do të mbyllej ashtu si në ëndërrën që kisha para atë mengjes".
Pasi bluajti nëpër mend disa fjalë për ti imtuar, ai shtoj:
- Sjelljet tuaja, veçanërisht portreti juaj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin tim, hapsirat e të cilit i ke tejmbushur me bukurinë, sjelljet tuaja e gjithçka tjetër që mbart ti. Këto hapsira të shpirtit që m’i ke tejmbushur ti, nuk bëjnë gjë tjetër veçse më shtrëngojnë shpirtin e rrezatojnë dashuri të zjarrtë në zemrën time që vazhdon të zhuritet dita-ditës. Bukuria juaj që mund të krahasohet veç me një lule bjeshke që është rritur në freskinë e sajë dhe e ushqyer me vesën e mëngjesit duke u përkëdhelur nga flladi i parnverës.
Pasi dëgjoj gjithë këto llafe, Anila e kuptoj ku e kishte thelbin e tyre Ervisi. Ajo provokoj pasi donte që t'a zgjaste sa më shumë bisedën për t'a hallakat atë.
Anila ishte një vajzë inteligjente, ndaj donte të shikonte vendosmërinë e Ervisit se deri ku mban durimi dhe për më tepër donte që të rrëmonte edhe në kulturën e tij për të parë konkretisht seriozitetin që dëshironte. Duke menduar këto ajo shtoj:
- Unë ty të njoh si djalë, madje kam mjaft respekt. Sjelljet e tuaja më kan lënë gjurmë të mira në kujtesë. Unë e kam vendosur se për këtë çështje mjaft deligate, ku varet e ardhmja, do të pyes prindërit dhe çdo hap që do t’a hedh do të jetë vetëm me pëlqimin e tyre. Prandaj për këtë punë që më ke ndalur dhe ngurron të m'a thuash troç, drejtohu në familje mor djalë! Por mos harro se tek ata kan shkuar edhe të tjerë. Nuk e di se kë do të zgjedhin. Dëgjo dhe fjalën e fundit timen! Pa marrë miratimin e prindërve të mi mos guxo të më ndalësh. Besoj se u kuptuam. - Në këtë çast Anila bëri edhe një hap drejt djalit, dorën e majtë e mbështeti tek shtylla ku ishte mbështetur Ervisi. Çantën që kishte në dorën e djathtë e vendosi në tokë afër këmbëve të saja dhe u kthye vetëtimthi me fytyrë nga ai. Këtë gjest të vajzës ai nuk e vuri re. Fjalët që i tha Anila i ranë kokës si një bombë e fuqishme dhe atë kullëz lumturie që kishte ngritur në mendjen e tij j'a shembi nga themelet. I hipi gjaku në kokë. Fytyra j'u bë prush e kuqe sikurë të ishte në derën e ndonjë furre shkrirje e jo në rrugë nga ku fytyrën i’a freskonte flladi pranverorë i maleve. Kurë Ervisi pa fytyrën e vajzës fare pranë të tijës ndjeu se të nxehtit në fytyrën e tij po fashitej. Ai vuri re buzët e saja të kërcyera lehtas si të punuara me porosi nga një skulptor antikiteti të cilat u çelën si një trandafil.
Ervisi po inatosej me veten e tij se si gjithë ato fjalë që i kishte menduar e bluar me aq kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve, tani i dukeshin krejt pa vlerë dhe të ngatërruara, si të përgatitura nga ndonjë njeri që donte t'a ngatërronte në këtë dashuri. Trupi nisi t'i dridhej lehtasi. Po i vinte turp me vetemn e tij, se si gjithë ai djalë të dështonte që në fjalët e para. Me vete mendoj: "Nuk qenka e thënë që asaj vajze që e dashuron me shpirtë, sapo t’i dalësh përpara me dy fjalë t'a dorëzosh në dorën tënde duke të dashuruar marrëzisht. Fundja ne djemtë e kemi për detyrë që të propozojmë të parët tek ato vajza tek të cilat ndjejmë diçka. Ç’dokush duhet ta kuptojë se përgjigja varet nga ato dhe jo nga ndnjenjat e tuaja. Ndnjenjat duhet që të jenë reciproke. A mos vallë nuk munda që t'a studioj aq sa duhet ndonjë veprim apo shikim që mund të kishte diçka pozitive ndaj meje në ndnjenjat e saja. Edhe këtu duhet mjeshtri, tani jam plotësisht i bindur. Dreqi t'a marrë! Si paskam lindur kështu pa fat. A s‘është torturë kjo, që të vuash shpirtërisht? Dhe pshertiu thellë".
Mosha e tij rinore ende se kishte kuptuar se jeta ka të paprituirat e saja në çdo hap. Ai me vulgaritetin e tij të moshës u bind plotësish se me përgjigjen që mori nga vjaza gjithçka u mbyllë pa nisur ende. Era e ftohtë e dështimit tashmë po frynte dhe po i përplasej në fytyrë furishëm me një forcë të tmerrshme. Nuk po shikonte asgjë ndonëse Anilën e kishta para syve të tij aq sa ndiente edhe frymëmarrjen e sajë. Aq sa ndiente aromën e buzëve të saja. Ajo tashmë po i dukej si një qenie ogurzezë, por me pamje top-modeleje që po i merrte frymën.
Ervisi nisi që të brente me dhëmbë thoin e e gishtit të madh nga inati dhe me majën e këpucës u binte guriçkave që ndodheshin para tij. Ai solli edhe një herë nëpër mend të gjitha, ç’tha dhe ç’ndjeu në ato çaste fatale për të. Mendimet që po i sorollateshin nëpër kokë ishin pa lidhje fare dhe pa far kuptimi. Vetëvetiu në ato çste që po i’a binin shpirtin në majë të hundës po i largoheshin ngadalë sikur një dorë e padukshme magjike po i fshinte me gomë për t'ia lrguar nga kujtesa një herë e përgjithëmonë. Pas kësaj pauze të gjatë, Ervisi u qartësua. Vetëm disa cm buzët e tija e ndanin nga të sajat. Vetëm disa cm e ndante gjoksin e tij nga ai i kërcyeri i sajë. Padashur gjunjët e tij ishin puthitur në kofshët e saja. Vështrimet e kryqëzuara ishin zhytur në sytë e nëri-tjetrit. Ervisi me vështrimin në sytë e sajë belbëzoj:
- Më dhe një përgjigje mesjetare. Nuk e prisja.
- Ashtu është. -Foli vajza dhe fytyra e sajë e bukur mori përsëri atë ngjyrën e sajë karakteristike të trëndafiltë. - Të gjitha fjalët që t'i m’i the, unë i kuptova, por desha fjalën e thjeshtë dhe magjike, e jo kryq e tërthorë shpatit.
- Unë e kuptova që ti e nuhate ç’donin të thonin në të vërtetë ato fjalë që t’i thashë. - Tha Ervisi dhe zëri i tij filloj që të marrë tingëllimin e zakonshëm. - Ti po më çmend fare. Po luan me ndnjenjat e mia si macja me miun.
- Pse zemrohesh me mua ti Ervis? -Tha vajza me një zë melodioz.- Nuk të dhashë ndonjë përgjigje negative.
-Ashtu është po të gjykohet thellë! -Tha djali. -Me fjalët që më the, më le në mes të rrugës. Shkurt, lujte lojë dhe fatin tonë e vare në duart e tjetërkujt. Në duart e atyre që e kan kaluar këtë stad t jetës me kohë, ndryshe nuk do të ishe ti këtu para meje.
- Po t'a përsëris edhe një herë. -Tha vajza, ndërsa shikimin e kishte hedhur tek dyqanet që tashmë ishin mbyllur.
-T'a mbashë mend përgjithmonë se një ndnjenjë dashurie që lind tek një djalë për "x" vajzë, nuk do të thotë se edhe ajo ka po të njejtat ndjenja ndaj tij. Ka ndnjenjat e saja që i’a dikton zemra e jo diktati nga jashtë. Shkurt, duhet t'ia fitosh zemrën.
- Anila, unë e kam seriozisht dhe sinqerisht. - Foli djali dhe fytyra e tij mori një pamje gazmore. -Nuk po loz me ty, më beso.
- Si thua ti pra me atë mendimin tënd, si ta kuptoj unë që ti e ke seriozisht, apo po loz me mua? -Tha vajza me theks pyetës dhe njëkohësisht duke u përkulur për të marrë çantën që kishte vënë prënë këmbëve të saja. - Hë pra më bind, m'a mbush mendjen.
- Hëm! -i’a bëri djali. -I ka këto huqe dashuria! -Ai foli gati si me vete dhe fjalët mbërritën të pa fuqishme tek veshët e vajzës. Ajo nuk dëgjoj asgjë.
Ervisin nisi që ta mbulojë trishtimi, por në thellësi të zemrës së tij kishte mbetur një shkëndijë e pa shuar. Nga përgjigjia e vajzës ndnjenja e zjarrtë e dashurisë kishte nisur t'i fashitej, u shua gati i gjithi. Hiri i dëshpërimit kishte nisur që ta mbulonte atë. Por djali e ndiente se në mes të ati hiri ajo shkëndi e pashuar që kishte mbetur mund ta ndizte përsëri atë zjarrë që kishte vetëm pak çaste më parë. Kjo donte mjeshtrinë e një "aventurieri" dashurie. A mund t'a riaktivizonte me mjeshtrinë e tij atë zjarr dashurie për Anilën? Mosha dhe inteligjenca e tij e favorizonin, që këtë hirin e dëshpërimit t'a tjetërsonte në po atë zjarrin e para pak çasteve.
- Ervis! -Thirri vajza me gjysëm zëri dhe djali përnjëherësh u përmend. Mendja i ishte stakuar, nuk po mendonte asgjë. Kishte mbetua ashtu si një statujë e ftohtë dhe e pa lëvizshme. Ai kthej sytë të cilët u zhytën përnjëherësh në vështrimin e sajë. - A mund të ndahemi tani? U bë shumë vonë, do të shkoj në punë.
-Mirë, mirë moj Anila. -Tha djali me një zë paksa si të ngjirur. Ndenjëm shumë bashkë, biseduam shumë, por nuk nxorëm gjë në dritë.
Sapo dëgjoj këto fjalë të Ervisit vajza vuri buën në gaz. Në faqet e saja të bukura me atë ngjyrën e trëndafiltë i’u formuan dy gropza të vogla. Ai keni parë ata zambakët e uijt që notojnë mbi sipërfaqen e tij, që sapo i puth rrezja e parë e diellit çelin përnjëherësh duke i dhënë një pamje mahnitëse sipërfaqes së ujit, që deri pak çaste më parë duket si i mbuluar me mbeturina?. Nga kjo pamje mahnitëse zemra e Ervisit papritur mori zjarr. Ai erdhi i tëri në qef nga kjo shfaqje portreti dhe nga statujë menjëherë u shëndërrua në qenje njerzore gazmore.
Vajza menjëherë e pikasi se djalin e kishte pushtuar një valë gëzimi. Edhe nga ana e sajë vajza ishte e gëzuar pa masë, që po e kuptonte djali. Ajo po çuditej me veten e sajë se si ajo dashuri e ëndërruar për Ervisin tani po kthehej në realitet, madje të ishte vëtëm për vetëm me të. Anila as vetë nuk e kuptoj se sa thellë kishte deportuar më lojën e sajë në zemrën e ndezur të tij.
- Do më falësh Ervis, nuk po më premton koha dhe këtë bisedë të nisur po e lëmë përgjysëm për ta vazhduar një ditë tjetër, ndoshta që nesër pasdite, nëse jeni i disponueshëm pasi unë kthehem turn i parë.
- Nesër pasdite. - tha djali shumë i gëzuar, - pasi paradite jam në punë, do mundohem që të dal shpejt.
- Mirë, mirë! -tha Anila. - Ashtu po e lëmë, nesër pasdite të takohemi.
- Ku? Dhe në ç’orë ta lëmë takimin?. - Foli djali me një zë mjaft gazmorë, sikurë të kishte gjetur një send me vlerë që e kishte humbur.
- Ku dhe kurë të duash ti. - U përgjigj Anila.
- Po e lëmë takimin në ora gjashtë të mbrëmjes afër pallatit që është afër fushës së futbollit. Atje është vendi i qetë, kemi mundësi që të bëjmë edhe një shëtitje larg syve të njerëzve thashethemexhi.
- Dakort! - Tha vajza. - Edhe unë nuk dua që të bie në sy. Ne ende nuk kemi vendosur gjë. Edhe pse tha këto fjalë vajza, Ervisit nuk i bënë ndonjë përshtypje të madhe. Në vetëvete ai kishte krijuar një besim të patundur për çështjen që sapo i ishte futur. Era e dashurisë që tashmë po frynte nga Anila j'a kishte davaritur hirin që i kishte mbuliar zjarrin e dashurisë në zemrën e tij. Ajo shkëndijë e mbetur e ndezur tashmë e kishte përhapur zjarrin e dashurisë në tërë qenien e Ervisit. Ky zjarr tshmë shfaqej në sytë e tij që i ndrinin si macjes natën.
- Lamtumirë! Ah, më fal. Mirëupafshim Ervis! - Përshëndeti me dorën para fytyrës së sajë vajza dhe u largua disi me hap të nxituar. Dukej si një flutur me krah të leta që lajmëron largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Anila me fjalët e fundit para se të ndaheshin, j'a çveshi vellon e ftohtë dimërore që j'a kish veshur Ervisit me fjalët e saja, tani j'a lulëzoj me flladin pranverorë të fjalëve të saja.
- Mirëupafshim Anila! -I’a ktheu Ervisi gati duke belbëzuar nga emocioni dhe njëkohësisht duke e vështruar një copë herë të mirë derisa ajo humbi në kthesë.
- "Qenka një vajzë lozonjare". - Po mendonte me vete Ervisi. -"Këto tip vajzash unë i kam shumë qef, por duhet që të jeshë tepër i kujdesëshëm dhe i duruar. Sa shumë të brengosin. Sa shumë të emocionojnë. Por në fund të lumturojnë. Kjo n'a qenka loja e dashurisë, që në hapat e para të përvloka. Të ngrika akull. Të ndrydhka, por edhe të lumturoka". - me këto mendime e sipër në kokë Ervisi mori rrugën drejt shtëpisë së tij.
* * *
Tërë kohën e punës vajza mendjen e kishte tek Ervisi. Herë pas here binte në ëndërrime, aq sa e harronte edhe proçesin e punës. Dukej si e hutuar, madje qesharake. Me vete mendonte:
"Sa e çuditëshme është e ndërtuar kjo botë. Në këtë botë jetojnë llojë-llojë gjallesash, por gjallesa më e çuditëshme është njeriu, që i’a ndryshon pamjen dhe strukturën asaj. Po të mos ishte krijuar njeriu, çdo gjë që do të lindëte, zhvillohej dhe më në fund do të vdiste pa u vënë re. Ashtu edhe dashuria është një realitet objektiv, ka lindur dhe rrugtuar bashkë me njeriun ndër mijëvjeçarë e shekuj".
Ajo që e çudistë më shumë Anilën ishte fakti se edhe ajo tani ishte infektuar edhe vetë nga kjo "sëmundje" e domosdoshme, që infekton çdo njeri që ka mend në kokë.
"Kjo është krejt e ndryshme nga sëmundjet e tjera të diktuara nga agjentë të jashtëm. Lind dhe zhvillohet bashkë me njeriun dhe kulmon në moshën e rinisë. Kurë takohesh me atë që dashuron, pra që është i infektuar nga kjo sëmundje me virus ndnjenjash, inxheksionet që i bëjnë njëri-tjetrit nuk shkaktojnë reaksion, por përkundrazi bashkojnë zemrat e vetmuara. Ndarja e përkohëshme pas takimit të parë, len pas një zbraztësi që përveç kujtimeve të atyre çasteve nuk e mbush gjë tjetër. Kujtimet stampohen si në një shirit filmi që kërkon t'a shikosh gjithmonë.
E përhumbur në këto mendime Anila kishte harruar për një çast se ndodhej në punë dhe vetëm zëri i sirenës që lajmëronte mbarimin e kohës së punës e përmendi. Ajo nxitoj që të bashkohej me grupin e shokëve dhe shoqeve të cilët pothuajëse e kishin zbrazur repartin ku punonte Anila.
* * *
Të nesërmen Ervisi shkoj në punë, por tashmë disi i qetë. Nga fjalët që i tha vajza mendja e tij e kuptoj se gjërat po shkonin mirë si fillim. Ëndrra e tij tashmë po merrte jetë si ato sythet që në brendësi mbartin lulet me ngjyra mahnitëse dhe presin me padurim flladin pranverorë që ledhatimi i sajë ti nxjerrë në dritë. Vetëm ndonjë erë e fortë dhe e acartë dhe e jashtëzakonshme mund t'i thajë pa çelur ende. Ervisi nuk i ndruhej fare kësaj ere, pasi ishte munduar që t‘ia priste rrugën me kohë ndaj shpirti i tij ishte i mbushur me optimizëm.
* * *
Sapo mbaroj punë, Ervisi shkoj në shtëpi, u ndërrua shpejt e shpejt dhe doli. Ai nuk shkoj si zakonisht nëpër rrugën kryesore të qytetit, por mori disa rrugica që të nxirrnin jashtë qytetit. Ervisi atë pasdite nuk dëshironte të takohej me njeri. Ai dëshironte të rrinte i vetmuar, larg syve të botës duke pritur me padurim orarin e takimit. Ndarja e djeshme tashë po i dukej vite drite larg. Ervisi rrëshqiti si një hije rrëzë murit të rrugës dhe shkoj e u mbështet pas pallatit ku kishin lënë takimin. Nuk kaloj shumë dhe aty pranë Ervisi dëgjoj disa hapa të lehtë. E mori me mend se ishte Anila dhe i doli përpara.
- Mirëmbrëma Ervis! -Përshëndeti vajza dhe menjëherë në faqe i’u formuan ato dy gropzat karakteristike.
- Mirëmbrëma Anila! -I’a ktheu Ervisi dhe njëkohësisht duke i shtrirë dorën si një shoku të tij të vjetër.
Menjëherë pas përshëndetjeve të ndërsjellta dy të rinjtë vështruan njëri-tjetrin ndër sy një copë herë të mirë me trupa gati të puthitur, pastaj Ervisi u shkud lehtas dhe vazdoj:
- Ne të dy tashmë që dje j'a kemi lexuar ndnjenjat njëri-tjetrit. Unë s’po flas më gjatë por… -Ervisi fjalët nisi që ti nxirrte të kursyera aq sa fjala e fundit që ishte edhe magjikja pothuajëse i ngeci në grykë, nuk po artikulohej, kjo e shqetësoj por vetëtimthi e mblodhi veten, nga buzët e tija dolën qartë tinguj final:
- Të dua Anila! -Vajza mbeti siç ishte me parë, vetëm fytyra i mori atë ngjyrën e kuqrremtë karakteristike. Momentalisht ajo s’diti se ç’të thoshte. Për disa çaste u shëndërrua në statujë të ftohtë, por shumë shpejt një valë e nxehtë i rrodhi nga zemra duke e shkrirë të tërën. U drejtua me një shikim tejshpues të përqëndruar në sytë e djalit, deshi të bënte një hap para por ndeshi në trupin e Ervisit duke u puthitur plotësisht. Mbështeti dorën e djathtë në supin e matë të Ervisit afër qafës dhe nga buzët e saja doli një tingull dy rrokësh duke u përplasur si afsh i nxehtë në veshët e dalit. Fjalën e fundit që ishte emëri i tij nuk e dëgjoj fare. As që i interesonte.
- Të dua Ervis! - në këto çaste sytë blu të djalit morën një shkëlqim të zjarrtë si djelli në zenit të qiellit pranverorë pas shiut. Ervisit i dukej se dritat e syve të të dyve ndriçonin fytyrat e njëri-tjetrit si prozhektorë. Instiktivisht djalit i’u hapën krahët, e rroku vajzën për qafe dhe buzët e tija ndeshën në ato të vajzës që me afshin e tyre e shkrinë atë copëz akull dyshimi që mund të kishte mbetur.
Pas asajë puthje të zjarrtë që i dhuruan njëri-tjetrit zemrat e tyre rinore morën edhe më tepër zjarr. Këtë zjarr të dashurisë ata do ta mbanin të pashuar duke e ushqyer nëpër takime të tjera, e ndoshta deri në amshim.

Prill 1987
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Sytë E Tu Dy Copza Qielli T'kaltër
- Shën Valentini Panjohun
- Due T'rinez Dashtin
- Lotët E Dashtnisë
- Pritje
- Dashnia E Parë
- Në Tavolinën E Parafundit
- Dy Zemra Binjake N'trup T'ni Dashtnie
- Lengzon Lehtas E Amel Zemra Dashtuni
- Cuca E Selitës
- Dashtnia E Vërtetë
- Rrëmuja E Dashtnisë
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Kure Te Takova Ty
- Gjuha Shqipe
- Vjeshta
Komente 0