>
LETERSISHQIP

Lumit T’urakes

Gjarpnon mes majash t’nalta,
udhën e ke t’vështirë, e di,
se t’lodhin k’to udhët e gjata,
por ti s’pushon, rend gjithni.

Lenë n’Grykë t’moçme t’Selitës,
mes malesh t’bardha t’lidhuna kunorë.
Ushqyer nga borë e Mullit, e Didhes,
e më poshtë me atë t’shkri n’Valmorë.

N’për Grykën e Selitës zbret me vrullë,
valët e kaltra t’thërmohen n’për shkami.
Përsëri bashkohen, teposhtë marrin udhë,
rendin rrëmbyshëm e shkrihen n’kaltërsi.

Ti shkërmoqesh n’për shkrepat, e gurët.
uji yt i kaltër rend e rend, rend vrullshëm.
Vapës përvëluse t’gushtit j’a shkim unët,
e n’për hurdhat tua, si nanë ushqen troftën.

Dhe ti Urakë rend duke gjarpnu përsëri,
trupi yt i kaltër n’për luginë t’asht rritun.
Uji argjend i pastër i borës t’ka ushqy, e di.
N’bregun tan pranverën gjithni e kam pritun.

Si gjithni s’ndalesh, rend, rend e gjarpnon,
male, fusha, fshatra e njerëz përshëndet.
Në liqenin e qetë t’Ulzës shkon e pushon,
nga aty prodhon dritë ku vendit i shton lezet.

N’bregun tan t’ashpër Urakë me vezullime,
vashën e bukur që dua, aty gjithni e takoj.
Aty me ta shkëmbej bisedat e kanshme intime,
aty i thash: ”Je e imja, veç ty t’dashuroj”!
1984

DËRGOI: