>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

E Vërteta

Sa herë ngrihemi n'mëngjes,
për t'nis si t'mundim ditën.
Lëmë pas andrrat e natës,
për t'pa drejt n'sy t'vërtetën.

Anrrojm e luftojm si t'mundim.
Zihemi, pajtohemi, për t'vërtetën.
Por kurrën e kurrës nuk u bindëm,
pa udhtu krah m'krah me rrenën.