Preng S. Gjikolaj
Kur Malli T'marrë Për Mu
Kur ni ditë do t'fikem.
Trupi dot m'kthehet n'hi.
Zogjt bashkë me erën,
dot m'kënojn mbi kry.
Vetë do t'kapërcej,
përmi hanë e diellë.
Ven t'përjetshëm do t'zej,
n'yllin tim atje nalt n'qiellë.
Kur t'kthehen aty, zogjtë kangatarë,
tuj fluturu, bashkë me pranverën.
E di, me ngashrim, ti ke për t'qarë,
bashkë me shiun, natën edhe erën.
Kurë malli, ty t'marrë për mu,
m'kërko n'për libra, a n'gazetë.
Ku shkrimet t'mija jan t'radhu,
n'për vargje, a tituj n'aperturë.
Apo n'për ekrane, me mikrofonë,
n' "facebook", a n' "YuoTube".
Zanin ke me ma ni t'gjall si at botë,
kur m'ndiqje, kur ktheje pas pune.
Atëherë ke me u çmallë,
me buzëqesh si dikurë
Aty dot m'shohësh t'gjallë,
e n'fotografin që ke var n'murë
* * *
Kur shtati yt i bukur,
do t'kthehet n'hi.
Do t'pres krahapun,
për tu dasht përsëri.
Tashma, jo n'breg t'lumit,
as n'zallishtë mes shelegjeve.
Por bri një ylli që ndrit,
ai ashtë ylli im i gjithësive
Mes miliarda yjesh t'zjarrta
atje n'pafunësi t'universit blu.
Atje ku dikurë kërkoja t'merrja,
dy copëza t'kaltëra për sytë e tu.
Atje ku dikurë, doja t'merrja
një dorë plot me yje t'zjarrtë,
që n'fustanin tan t'i shkunja
kur mu m'puthje si e marrë.
Atje ku dikurë, menoja si i marrë,
për t'rrëmby nga buzët e zjarrta,
t'arushës vogël, at' yllin polarë,
për t'a dhuru, n'ven t'stolive t'arta.
Trupi dot m'kthehet n'hi.
Zogjt bashkë me erën,
dot m'kënojn mbi kry.
Vetë do t'kapërcej,
përmi hanë e diellë.
Ven t'përjetshëm do t'zej,
n'yllin tim atje nalt n'qiellë.
Kur t'kthehen aty, zogjtë kangatarë,
tuj fluturu, bashkë me pranverën.
E di, me ngashrim, ti ke për t'qarë,
bashkë me shiun, natën edhe erën.
Kurë malli, ty t'marrë për mu,
m'kërko n'për libra, a n'gazetë.
Ku shkrimet t'mija jan t'radhu,
n'për vargje, a tituj n'aperturë.
Apo n'për ekrane, me mikrofonë,
n' "facebook", a n' "YuoTube".
Zanin ke me ma ni t'gjall si at botë,
kur m'ndiqje, kur ktheje pas pune.
Atëherë ke me u çmallë,
me buzëqesh si dikurë
Aty dot m'shohësh t'gjallë,
e n'fotografin që ke var n'murë
* * *
Kur shtati yt i bukur,
do t'kthehet n'hi.
Do t'pres krahapun,
për tu dasht përsëri.
Tashma, jo n'breg t'lumit,
as n'zallishtë mes shelegjeve.
Por bri një ylli që ndrit,
ai ashtë ylli im i gjithësive
Mes miliarda yjesh t'zjarrta
atje n'pafunësi t'universit blu.
Atje ku dikurë kërkoja t'merrja,
dy copëza t'kaltëra për sytë e tu.
Atje ku dikurë, doja t'merrja
një dorë plot me yje t'zjarrtë,
që n'fustanin tan t'i shkunja
kur mu m'puthje si e marrë.
Atje ku dikurë, menoja si i marrë,
për t'rrëmby nga buzët e zjarrta,
t'arushës vogël, at' yllin polarë,
për t'a dhuru, n'ven t'stolive t'arta.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Shën Valentini Panjohun
- Përrallë Me Personazhe Që Ende Ëndërrojnë
- Daradania E Pamvarun
- Gjuha Shqipe
- E Vërteta
- Për Ca Klikime Më Tepër
- 2 Marsi 1444 U Gdhen N'gur
- Pranvera
- Hana E Venlinjes
- Yjet S'shuhen, Por Kthehen N'meteor
- Vorri Bariut
- Ansambli Pranverorë
- Atdheu Im
- Lotët E Dashtnisë
- Dy Zemra Binjake N'trup T'ni Dashtnie
- Peisazh Deti
Komente 0