>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Përrallë Me Personazhe Që Ende Ëndërrojnë

Me ngordhjen e luanit që e mbante veten mbret i vetëshpallur dhe i veshur me mandel të kuq, bishës më gjakpirëse dhe mishngrënëse, ku etjen dhe urinë e shuante përpos lloit të grigjës elitë sëbahku me barinjtë e sajë edhe me gjakun dhe mishin e soit të tij, bota e personazheve të soit të tij mbeti e çorientuar. Luanesha mundohej që të imitonte luanin me skërmitjen e dhëmbëve, por fuqia pushtetare i kishte rënë, kësisoj filloi të tërhiqej në strofullën e sajë për tu marrë me administrimin e pjesës ekonomike të trshëgimisë. Pasardhësi ishte emëruar por fuqia pushtetare ishte e një niveli të ulet, kësisoj gjakëpirësit dhe mishngrënësit e soit të sovranit filluan që të tuboheshin në lukuni për të mbijetuar, kështu agrisiviteti ishte më i besueshm, ku gjuetia ishte po ajo tradicionale, ku preja e radhës ishin po ajo pjesë e grigjës elitë që kishte mundur që ti shpëtonte kësaj gjuetie tepër agresive dhe brutale. Përballë këtij agresiviteti të kësaj lukunie të çorientuar që ulurinte për gjak dhe mish të grigjës elite, kjo e fundit, pra grigja elitë e prirur nga bariu i sajë, filloi që të tubohej dhe ti bënte ballë këtij agresiviteti me mjete paqësore duke e detyruar këtë lukuni tepër të rrezikëshme që të tërhiqej nga misioni për të cilin ishin gatuar nga ideatorët e soit të vet dhe të mbylleshin në shpellën e tyre duke pritur fundin e tmerrshëm të apokalipsit që i kishte goditur për vdekje për tu kthyer në fosile dhe për të shërbyer si ikona për historianët. Por duhet patur kujdes se egersirat edhe pa gjak dhe mish mbijetojnë gjatë dhe kur të gjejnë momentin e volitshëm godasin me të gjitha fuqitë për tu ushqyer sërish me ushqimin tradicional. Kur gjakëpirësit/mishngrënësit më në fund ishin tërhequr në shpellën e tyre së cilës i përkisnin, për t’u kthyer në fosile dhe për të shërbyer si ikona për historianët, më në fund grigja elitë së bashku me barinjtë e sajë mori frymë lirisht, u shkallmuan hekurat pas së cilave i mbijetoj këtij agresiviteti të tmerrshëm. Jeta me mundim të madh filloi që të kthehej në jetën normale natyrale dhe për gjatë rrjedhës të vraponte me një shpejtësi të kënaqëshme për të fituar kohën e humbur, që më në fund të bashkohej me botën e lirë së cilës i përkiste, por që ishte gozhduar në vend nga lukunia gjakëpirëse/mishngrënëse. Siç tham më lart se gjakpirësit/mishngrënësit mbijetojnë gjatë edhe pa ushqimin e tyre tradicional, por kur kalon një far kohe etja dhe uria bëhet e padurushme aq sa për të gjuajtur ushqimin trdicional lëshohen me gjith arsenalin e mundshëm që disponojnë për t’u kthyer në jetën normale që kishin jetuar nën mbretërinë absolute të tyre. Rikthimi i gjakëpirësve/mishngrënësve në piramidën mbretërore shkaktoi një kaos aq sa rrjedha normale e jetës pësoi një devijim të thuash njëqind e tetëdhjetë gradë dhe në vend që t’i afroheshin botës së lirë për t’u bashkuar më në fund me të, filluan që t’i largoheshin, optimizmi u shëndërrua në pesimizëm, jetesa u shndërrua në mbijetesë dhe braktisja ishte e madhe dhe masive nga grigja elitë, por falë këmbënguljes së tij, bariu i grigjës elitë po i mbijetonte kësaj lukunie të çorientuar. Në piramidën mbretërore, lukunitë filluan që të kacafyteshin që të kishin sa më shum pre në zonat e tyre të influencës, që më në fund dikush të mbretëronte i qetë, por kacafytjet nuk kishin të sosur, kësisoj u vendos që të mblidheshin të gjithë personazhet, që më në fund të zgjidhnin mbretin e tyre. Pasi u caktua dita, vendi, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës, ku cili personazh do të vinte i veshur i tëri me të kuqe, automatikisht do të bëhej mbreti i tyre. Personazhet e këtij tubimi ku bënte pjesë edhe lepuri, i cili përpos njeriut veç dhelprën ka frikë, filluan që të tuboheshin në vendin e caktuar dhe prisnin që të vinin të gjith personazhet e këtij tubimi solem. Lepuri duke u vonuar për shkak se i doli gjumi me vonesë, filloi që të vraponte me të gjitha forcat për të arritur në kohë në tubimin solem, gjatë vrapimit nëpër pyllë, në një përrua lepuri ra në një kazan me bojë të kuqe ku e kishin përdorur disa gra për të ngjyrosur rrobat e tyre. Me të mbërritur në vendin e tubimit lepuri pa e ditur se ç`far i kishte ndodhur, u prit me duartrokitje të zjarrëta, kështu u zgjodh mbreti i personazheve të tubuar. Por, dhe telashet s`kan të sosur. Pas një far kohe zuri një shi i papritur, kështu që boja e kuqe me të cilën ishte ngjyrosur rastësisht lepuri, gjë që e kishte ngritur në majë të piramidës drejtuese i doli menjëhërë, kështu rënia nga maja e piramidës ishte e pa shmangëshme. Pas kësaj pauze të shkurtër, surprizë për lukunitë, filloi përsëri kacafytja trdicionale deri sa grigja elitë me në krye bariun e sajë këmbëngulës i përzuri lukunitë, duke u mundësuar kthimin e pashmangëshëm të tyre në fosile të përherëshme në shpellën e tyre të harresës. Edhe lepuri i cili pas rënies nga maja e piramidës ishte menjanuar disi nga lukunia mëmë nga skërmitja e dhëmbëve të dhelprës, u fosilizua në shpellën e harresës, por fosilja e këtij të fundit ëndërron kohën e artë që e përjetoi duke u veshur rastësisht me petkun e pushtetit. Kështu pra fosilja e tij duke jetuar me kujtimet e kohës së mbretërimit, duke ëndërruar i veshur me të kuqe nëpër tubime të cilat i spronsorizon i vetëm, pret nga çasti në çast që të dëgjojë duartrokitjet e zjarrëta, por kjo s`është asgjë tjetër veçse një iluzion që u shfaqet fosileve nëpër shkëmbinjtë e shpellës së harresës. Më në fund grigja elitë e prirur nga bariu i sajë tepër i suksesëshëm i është afruar te pragu dhe tashmë ka kaluar në paradhomë, nga ku pret e qetë që të jetë pjesë e pandarë e botës së lirë së cilës i përkët.

DËRGOI: